Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Pogradec, në afërsi të fshatit Memlisht, me akuzën e transportit të paligjshëm të qenieve njerëzore.
Kanë rënë në pranga shtetasit B.J., 41 vjeç dhe F.S., 48 vjeç. Të dy personat e arrestuar janë banues në Prishtinë, dhe po mundoheshin që t’i transportonin me minibus 16 emigrantët drejt Kosovës.
Pasi hynë nga Greqia në Shqipëri, ata i morën për t’i transportuar në Kosovë e më pas drejt BE-së.


