• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA NË SPITALE/ MSH: Shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. 72 vetë në Infektiv, 4 të intubuar
Home
Sociale

SITUATA NË SPITALE/ MSH: Shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. 72 vetë në Infektiv, 4 të intubuar

12 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Situata me Covid 19 në Shqipëri vijon të jetë serioze. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. “Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19”,- thuhet në përditësimin e të dhënave.

Po nga MSH, bëhet me dije se në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.
Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TELASHE PËR FUTBOLLISTIN E INTERIT/ Kalon me semafor të kuq me “Rolls Royce”-in luksoz dhe testi i alkoolit i del pozitiv. Ja si e ‘dënon’ policia
Previous article BËNI KUJDES! Këto 5 gabime të përditshme po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT