• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQI/ Erdogan: Vendimi për Ajasofjan, për të drejtat dhe dëshirat e kombit
Home
Nderkombetare

TURQI/ Erdogan: Vendimi për Ajasofjan, për të drejtat dhe dëshirat e kombit

12 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha dje se vendimi i vendit të tij për statusin e Ajasofjas ka të bëjë me të drejtat dhe dëshirat e kombit turk.

“Ne nuk e miratuam këtë vendim duke shikuar se kush, çfarë tha, por duke shikuar se cilat janë të drejtat tona dhe çfarë dëshiron kombi ynë”, tha Erdogan në video-fjalimin e tij me rastin e hapjes së urës më të lartë të vendit, Urës Beğendik, në provincën juglindore Siirt.

Erdoğan tha se njerëzit që nuk kanë bërë asgjë “për të parandaluar armiqësinë ndaj Islamit në vendet e tyre” po sulmojnë “vullnetin e Turqisë për të ushtruar të drejtat sovrane”.

Ai gjithashtu përshëndeti suksesin e Turqisë kundër organizatave terroriste dhe “elementeve tjera zullumqare”.
Erdogan tha se vendi ka hyrë në një fazë në të cilën nuk përballet më me marionetat, por me ata që qëndrojnë pas marionetave, duke shtuar se nuk do të funksionojnë as organizatat terroriste, as agjendat joproduktive apo kurthet e tjera.

“Ne jo vetëm që kemi mposhtur organizatat terroriste që përpiqen të rrethojnë kufijtë tanë, por gjithashtu kemi krijuar një linjë shumë të thellë të sigurisë në tokë dhe në det”, shtoi Erdoğan, shkruan Anadolu Agency.

Ura Beğendik ka një gjatësi prej 450 metrash dhe është e lartë 165 metra lidh rajonet Van-Tatvan-Bitlis dhe Siirt-Mardin-Batman të Turqisë.

Ura do të zvogëlojë kohën e udhëtimit nga Vani në qarkun Pervari në Siirt nga pesë orë në dy orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRA ALARMANTE/ 4 pacientë ndërrojnë jetë nga COVID-i, 83 të infektuar në 24 orët e fundit, 65 të shëruar
Previous article HOTI E VUÇIÇ NË TAKIM VIRTUAL/ Borrel: Marrëveshja Kosovë-Serbi, thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

s.autor

Postime të ngjashme

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT