• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Në luftë mes jetës dhe vdekjes së pacientëve me COVID-19, brenda Klinikës Infektive në Kosovë
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Në luftë mes jetës dhe vdekjes së pacientëve me COVID-19, brenda Klinikës Infektive në Kosovë

11 July, 2020 Delo.autor Rajon

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID -19. Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen. Në secilën dhomë të Infektivit në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë. Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera. 69-vjeçari Haki Retkoceri ka dy javë që është shtrirë në këtë klinikë bashkë me gruan e tij, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19. “Unë në mëngjes isha në shtëpi, duke fjetur. Kur u zgjova më kapi fyti. Kam qene shumë në rrezik. Nuk di ndoshta organizmi i secilit dallon, siç po dëgjoj këtu, jo e preku këtu, jo këtu. Mua më kapi këtu në fyt), ma bëri varrë. Nuk mundja as ujë të pija”, thotë Retkoceri. Ai dhe gruaja e tij tashmë janë shëruar dhe presin të shkojnë në shtëpi, por në dhomat e tjera të klinikës po luftojnë me sëmundjen, percjell rel.

“Ne hyjmë, se çdo dhomë e ka ballkonin dhe derën. Ne hyjmë për derën e ballkonit, e hapim dhe e ajrosim dhomën. Ambienti është i hapur në mënyrë që rrezikimi të jetë më i vogël. Si terapia, vizitat, ushqimi, pastrimi, gjithçka bëhet përmes ballkonit”, tha infektologu Murat Mehmeti, i cili tha se në Repartin A të Klinikës Infektive, ku ai punon, nuk ka vend për pacientë të tjerë. “Asnjëherë nuk zbret numri i pacientëve nën 100. Po flas për repartin ku jam unë, i cili gjithmonë është i mbushur plot pacientë. Edhe nëse lëshohet një pacient, menjëherë vjen pacienti tjetër…”, tha ai. Shtretërit me pacientë me COVID-19 janë mbushur edhe në klinikat e tjera të QKUK. Infektologu Sali Ahmeti tregon se pacientët që kanë nevojë për respiratorë, qoftë për intubim eventual, vendosën në një hapësirë te veçantë në Mjekësinë Sportive, ku aktualisht janë të sëmurët me gjendje me të rëndë.

Ahmeti tregon pse është rritur numri i të infektuarve dhe të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. “Në muaji e fundit kemi pasur një qasje krejt tjetër, një mospërfillje të coronavirusit, pa fobinë e ditëve të para dhe kjo ka bërë që qytetarët të mos përfillin masat mbrojtëse sa duhet. Shumë pak i kanë përfillur. Në anën tjetër marrim pacientë me gjendje më të rëndë, sepse nuk vijnë me kohë për trajtim… Përveç pacientëve, edhe mbi 350 punëtorë shëndetësorë janë te prekur me coronavirus”, tha Ahmeti.
Nga gjysma e muajit mars, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para të infektuave me coronavirus, janë regjistruar më shumë se 4000 raste të prekur më këtë virus. Prej tyre rreth kanë 100 vdekur dhe rreth 2000 të shëruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KUNDËR LISTAVE TË HAPURA”/ Basha nxjerr Gazmend Bardhin: Rama frikacak që nuk ka hallin e qytetarëve, po tmerrohet nga ne dhe ndryshimi që po vjen
Previous article "ZBUTET" ME EMIGRANTËT/ Trump: Do u ofrojmë të rinjve të ardhur ilegalisht në SHBA një rrugë drejt shtetësisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT