Një makinë me afro 1 kuintal kanabis është bllokuar nga Policia Kufitare, në hyrje të territorit grek.
Paraprakisht, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” sapo kishte dalë nga kufiri i gjelbërt mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe është aksidentuar. Menjëherë pas aksidentit shoferi e ka braktisur mjetin dhe është larguar.
Drejt vendngjarjes ka shkuar Policia Kufitare e cila ka gjetur 94.7 kg kanabis brenda ‘Benzit’. Nga hetimet intensive është zbuluar drejtuesi grek i mjetit dhe është prangosur.


