• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TJETËR DETAJE TË RENDA NGA FAMILJA JOSIFI/ Gjendet foto e Anisës me gjashtë persona të panjohur
Home
Aktualitet
Kronikë

TJETËR DETAJE TË RENDA NGA FAMILJA JOSIFI/ Gjendet foto e Anisës me gjashtë persona të panjohur

10 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Vetëm disa ditë më parë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vetëflijuara në banesën e tyre në Kombinat. Gazetarja Anila Hoxha, me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se horrori i kësaj ngjarjeje vazhdon ende.

Hoxha bën me dije se shumë qytetarë i shkruajnë vazhdimisht, duke i treguar që e kanë parë Anisën të shpërndajë fletushka në vitin 2018 pranë Unazës së Re apo te Selvia. Ajo shprehet se ndonëse ka shumë prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, institucionet nuk po bëjnë asgjë.

Gazetarja shkruan se dy gratë e vdekura dhe e mbijetuara kanë lënë një sërë gjurmësh, mes tyre dhe një fotografi e Anisës me gjashtë persona të paidentifikuar, e cila ndodhet në duart e policisë. Hoxha shprehet se kjo është një paaftësi nga ana e institucioneve pasi “familja vazhdon të dorëzojë prova dhe ne ende nuk e dimë si quhet ky sekt që të çmend dhe të vret”.

Postimi i plotë:

Mendoni pak një njeri që ju as nuk e njihni, por dini që ai ka humbur dy të afërme në një akt vetëflijimi ende të panjohur se nga çfarë u shtynë.

Në këtë tragjedi ai ndërkohë shpreson që e mbijetuara Blerta të kthehet mendërisht dhe fizikisht. Ky njeri së bashku me të tjerët, pasi humbi Anisën dhe Zhanetën, i drejtohet sërish autoriteteve. Veç dhimbjes , ai është i ngarkuar me një pako plot me prova që autoritetet, pra edhe policia edhe prokuroria nuk i morën të plota nga tmerri që panë e kaluan në banesën e familjes Josifi. Nga neglizhenca. Ose sido që të quhet është e pafalshme.

Prova që duhet të ishte marrë seriozisht , nëse shteti shqiptar ka ndërmend të hetojë seriozisht nëse ka apo jo sekte që influencojnë në mendjen e qytetarëve dhe i deformojnë derisa shkojnë tek thrilleri. Prova që administrohen një javë me vonesë dhe kur ndërkohë java iku me burokracira, asnjë i pyetur, asnjë veprim hetimor, asnjë kontroll kamerash edhe pse qytetaret vazhdojnë të më shkruajnë në facebook duke me vënë në dijeni “Zhani shpërndante fletushka deri në fund të 2018 pranë Unazës së Re…Zhanin e kemi parë tek Selvia… “. E të tjera…

Dua të di çfarë veprimesh konkrete ka kryer policia veç kqyrjes së banesës? Zero veprime. Çfarë veprimesh ka kryer prokurori? Zero veprim! Asnjë kërkesë për përgjim, asnjë kontroll sallash të dyshimta … Zero, zero, zero!

A nuk do quhej e rëndësishme për hetimin broshura që e vetëdorëzoi vetë i afërmi, ku gratë mësohen si të parandalojnë sëmundjet e të vetë mjekohen?
A nuk do ishte po aq i rëndësishëm emri Cinztanza …..nga Holanda bashkangjitur dhe numri i saj i telefonit?

A nuk do ishte i rëndësishëm fotografia e Anisës së bashku me gjashtë persona të paidentifikuar?

Blloku i shënimeve ‘Për Blertën nga ANI”?

Po kartëvizita e një E.C, i cili është lider shpirtëror në një vend kulti në Tiranë? Shënimet Jeharah Shammah Zoti im?

Po copat e letrave të shkruara me laps si për shembull: “Prit është Refia në banjë… ma hapma derën kur të mundesh ose e hap unë vetëm më thuaj…hapma çezmën… hajde….më duhet të rrish edhe një orë aty se këta tek Teoja janë aty… ?”

Ka një sërë gjurmësh që gratë e vdekura dhe e mbijetuara kanë lënë. Sot mbush një javë nga zbulimi i këtij horrori dhe ende nuk ka asnjë emër.

Paaftësi për institucionet kur familja vazhdon të dorëzojë prova dhe ne ende nuk e dimë si quhet ky sekt që të çmend dhe të vret.

Vazhdoni flini, me atë gjumin që duhet t’ju ishte prishur para shumë vitesh kur fëmijë e adoleshentë i jepnin fund jetës dhe kur shumë të tjerë ndërronin jetë në duar mjekësh pasi nuk pranonin ndihmë.

Çfarë duhet të ndodhë ende?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAMURTARI-BYLIS/ Zhbllokohet ndeshja! Mallakastriotët kryesojnë takimin (VIDEO)
Previous article NGA REKORDI HISTORIK TEK MBIJETESA/ Sadiku e ka të qartë objektivin: Dua të kap shifrën e 15 golave

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT