• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Historia e SUKSESIT e 23 vjeçarit shqiptar: Si u bëra milioner në Zvicër (FOTO)
Home
Jetë

Historia e SUKSESIT e 23 vjeçarit shqiptar: Si u bëra milioner në Zvicër (FOTO)

30 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Jetë

Është vetëm 23 vjeçar dhe mund të konsiderohet si milioneri më i ri shqiptar në Zvicër.

Bëhet fjalë për Veton Hotin, i cili në Zvicër menaxhon një kompani të suksesshme në sanitari dhe ngrohje (Sanitär und Heizung) në Widnau.“Hoti Haustechnik” quhet firma e Vetonit ndërsa nuk ka një vit që ka filluar punën në këtë pjesë të Zvicrës Lindore. Ai operon në Widnau të Kantonit St.Gallen, pastaj edhe në Thurgau dhe në Graubünden.

Vetoni është nga Krusha e Madhe Kosovës ndërsa ka migruar në Zvicër në vitin 2003. Pasi ka kryer zanatin për sanitari dhe ngrohje, ka punuar në një firmë zvicerane me të njëjtën veprimtari.

Kompania deri tani ka ecur mirë. Ai gjithashtu ka punësuar dy punëtorë të tjerë.

“Konkurrenca është e madhe por ne kemi pasur sukses falë kualitetit të punës” thotë Hoti. Ai tregon po ashtu se si firmë kanë bashkëpunim të mirë me firmat tjera.

Vetoni thotë se “Hoti Haustechnik” është mbase e vetmja kompani në këtë regjion që bën planfikime `3d`. “Klienti mund ta shohë pamjen e banjos sikur ajo të ishte gati”, thotë saniteri 23-vjeçar.

Ai tani kujdeset për të gjitha: për anën teknike, merret edhe me financat dhe me planifikimin.

“Materiali të cilin e monton ekipi i kompanisë sonë, është prodhim zviceran. Ne bëjmë punë sipas kërkesës së klientit, nga banjot e thjeshta deri te banjot më luksoze”, thotë ai.

Edhe pse firmë e re, “Hoti Haustechnik” ka arritur të realizojë një projekt të madh. Fjala është për instalimin e banjove në një objekt me 26 banesa, që është projekti më i madh deri tash i Vetonit.

“Derisa të tjerët manipulojnë me çmime, ne ofrojmë kualitet”, thotë Vetoni. Dhe suksesi i firmës “Hoti Haustechnik” është hapi i parë në përmbushjen e ëndrrës së afaristit të ri, Veton Hoti./albinfo.ch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohen shkaqet që ju shkaktojnë infeksionet vaginale
Previous article VIDEO/ Berisha përfundon në stol, zëvendësuesi i tij pëson gol qesharak

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze Aktualitet

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës Aktualitet

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT