• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MAMA PO VDES, TË DUA…”/ Zbardhen bisedat e fundit mes George Floyd dhe policëve
Home
Nderkombetare

“MAMA PO VDES, TË DUA…”/ Zbardhen bisedat e fundit mes George Floyd dhe policëve

9 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Detaje të reja janë publikuar gjatë gjyqit që po bëhet ndaj oficerëve të akuzuar për vrasjen e afroamerikanti, George Floyd. Së fundmi janë bërë publike zbardhjet e bisedave nga kamerat e trupit që mbanin policët.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, oficeri që akuzohet për vrasjen, Derek Chauvin, i tha Floyd që të mos fliste ndërkohë që ai përpiqej të merrte frymë i shtrirë në tokë. Floyd qante për nënën dhe fëmijët, ndërkohë që i ka thënë policit se po e vriste në mënyrën si po e mbante.

Deri më tani e publikuar ka qenë një video e shpërndarë në rrjetet sociale. Transkriptet e bëra publike hedhin dritë mbi rolin e dy oficerëve, Thomas Lane dhe Alexandre Kueng, që arrijnë në vendin e ngjarjes derisa afro-amerikanit i jepet ndihma e parë në një ambulancë.

Floyd u ndalua jashtë një dyqani me argumentin se kishte përdorur 20 Dollarë të falsifikuara për të blerë cigare. Ai dëgjohet të thotë të paktën 20 herë se nuk mund të marrë frymë.

“Do të më vrasësh”, shprehej ai, ndërkohë që gjendej i shtrirë në tokë dhe i prangosur.

“Atëherë mos fol, mos bërtit. Duhet gjithë ai oksigjen që të flasësh”, i është përgjigjur, polici Chauvin, i cili mbajti gjurin në qafën e viktimës për 8 minuta.

Duket sikur Floyd në fillim të arrestimit është bashkëpunues. Ai dëgjohet teksa i kërkon falje policëve. Megjithatë një fjali e thënë prej tij është ende e paqartë se kujt i është referuar.

“Jam qëlluar edhe njëherë në të njëjtën mënyrë”, thotë ai. Floyd fillon të reagojë pasi policët kërkojnë ta fusin në makinë. Një prej oficerëve, Lane, e pyet nëse ka pirë lëndë narkotike.

“Jam i frikësuar”, është përgjigjur Floyd, duke argumentuar se është klaustrofobik. Pastaj ai është nxjerrë nga makina dhe e kanë shtrirë në tokë.

“Mama. Nuk mund ta besoj. Mama të dua. Të dua. Thuaji fëmijëve që i dua. Jam i vdekur”, dëgjohet të thotë Floyd.

Vrasja e tij ka shkaktuar protesta jo vetëm në Amerikë, por kudo në të gjithë botën. Për vrasjen e tij janë arrestuar 4 oficerë policie.

Derek Chauvin është ai që mbajti gjurin në qafën e tij dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë. Ndërkohë tre oficerët e tjerë, Thomas Lane, Alexandre Kueng dhe Tou Thao akuzohen për bashkëpunim në vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PS ËSHTË GATI"/ Spiropali: Tani le të flasë Basha dhe Kryemadhi, a i duan listat e hapura?
Previous article NGACMOI SEKSUALISHT KUSHËRIRËN/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT