• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I TRISHTË/ Ndahet nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN Grigor Zoraqi
Home
Aktualitet
Kronikë

LAJM I TRISHTË/ Ndahet nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN Grigor Zoraqi

9 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur profesori i njohur, anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave dhe “mjeshtri” i analizave të ADN Grigor Zoraqi.

Lajmin të ditur e ka bërë ASH, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar një humbje të madhe jo vetëm për njerëzit e dashur të familjes, por edhe për shkencën shqiptare.

Kush ishte Grigor Zoraqi:

Grigor Zoraqi ka lindur dhe eshte rritur ne Tirane ne nje familje me tradita dhe vlera te vecanta kulturore. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin “Petro Nini Luarasi” duke u dalluar si nje nga nxenesit me te shkelqyer qe ka patur historikisht kjo shkolle.

Studimet universitare i kreu ne Universitetin “LA Sapienza” ne Rome, Itali ne vitet 1979-1985 ku u dallua per rezultatet e larta ne pergatitjen e tij shkencore. Pas kthimit ne Shqiperi punoi si pedagog i Gjenetikes prane Fakultetit te Veterinarise, Universiteti Bujqesor i Tiranes, ku mbrojti me sukses me 1991 titullin “Kandidat i Shkencave” njohur me vone Doktor i Shkencave. Ne fillim te viteve ’90 largohet perseri ne Itali ku punon si kerkues shkencor ne disa institucione te RENDESISHME shkencore si Departamenti i Mjekesise Eksperimentale dhe Patologjise se Pergjithshme te Universitetit “La Sapienza” te Romes, Instituti i Teknologjise Biomjekesore, ne disa laboratore te Qendres Kombetare te Semundjeve Gjenetike ne Itali etj duke fituar nje pervoje te cmuar ne kerkimin shkencor.

Me kthimin ne Shqiperi duke filluar nga viti 2004 Grigori punon si drejtues i Qendres se Diagnostikes Molekulare dhe Kerkimeve Gjenetike prane spitalit “Mbreteresha Geraldine”. Nderkohe, Grigori ka dhene nje kontribut te shquar edhe si pedagog i jashtem prane Fakultetit te Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes.
Me formimin e tij shkencor ai eshte nder gjenetistet me kontribut te vecante ne Shqiperi, si autor i nje numri te madh artikujsh dhe punimesh shkencore te botuara ne revistat me te mira shkencore, pjesmarres i perhershme ne shume kongrese dhe konferenca shkencore Kombetare dhe Nderkombetare.
Nga viti 2007, Grigori behet anetar i bordit botues te revistes shkencore “Balcan Journal of Medical Genetics”.
Hartues i shume projekteve kerkimore me vlere Kombetare per parandalimin e disa semundjeve te trashegueshme ne vendin tone, disa prej te cileve ende ne perpunim e siper. Me pervojen e fituar, me cilesine e punes se tij kerkimore dhe saktesine e rezultateve te tij pa dyshim Grigori quhej “mjeshtri” i analizave te ADN-se ne nivelin molekular. Kete e kane provuar nga after te gjithe studentet qe kane pergatitur punimet e tyre ne nivelin “Master” si dhe ata te cilet Grigori i ka udhehequr per fitimin e grades shkencore “Doktor i Shkencave”. Veprimtaria e tij intensive shkencore e nderprere pa pritur do te mbetet gjithnje si shembull per te gjithe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEMORIALI I HOLOKAUSTIT/ Rama tregon historinë e përfaqësuesve të klerit shqiptar me nazistët: Fjalët e arta në mbrojtje të hebrenjve
Previous article "UNË E IM BIR DO PËRGJIGJEMI ME JETË PËR JU"/ Rama mesazh prekës për holokaustin: Shqipëria mbetet njollë në ndërgjegjen e Hollivudit!

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT