• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH NË SHQIPËRI ME COVID-19? Alimehmeti tregon pse virusi po infekton më shumë
Home
Sociale

ÇFARË PO NDODH NË SHQIPËRI ME COVID-19? Alimehmeti tregon pse virusi po infekton më shumë

9 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar këtë mbrëmje në “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi, foli për situatën epidemike aktuale nga koronavirusi.

Sipas epidemiologut, për të analizuar atë çfarë po ndodh me virusin në Shqipëri duhen patur parasysh disa pika të rëndësishme, që nga fillimi kur u shfaqën rastet e para të të infektuarve në vend, dhe se si vazhdoi mbyllja e popullatës në muajin mars.

Sipas tij, mbyllja herët e popullatës në muajin mars nuk e la virusin të kishte një ecuri natyrore.

Kjo gjë sipas tij, po ndodh tani kur gjithçka qarkullon lirshëm.

Alimehmeti u shpreh se virusi ka pësuar mutacion dhe mendohet se tashmë lloji i ri i tij po qarkullon edhe në Shqipëri.

Varianti i ri i Covid, sipas Alimehmetit, nuk duket të jetë më i rëndë se sa varianti i parë i tij.

“Në Shqipëri duhet të marrim parasysh disa pika: Së pari ne masat i morëm shumë më shpejt në kurbën e epidemisë në krahasim me si i morën ato shtet si Italia apo si Spanja. Ne pamë çfarë u ndodhi atyre dhe u mbyllëm më herët dhe nuk lamë një ecuri natyrore në mars.

Kujtoj që Italia e bëri mbylljen pasi kishte 800 të vdekur. Ajo që po shohim tani është një ecuri natyrore e virusi, shoqëri krejtësisht e hapur por duke marrë parasysh që të paktën në ndërgjegjen, jo e të gjithëve, por e një pjese të popullatës, distanca ka hyrë, higjiena ka hyrë, logjika e përdorjes së maskave ka hyrë.

Në mars ishim naiv në këtë drejtim dhe nuk i kishim këto. Dua të kujtoj një element, vëzhgimi klinik, ne nuk e bëjmë në Shqipëri ngarkesën virale, nuk kemi shifra nuk mund ta themi dot këtë.

Ka gjasa që të jemi ngjashëm me shtetet e tjera por nuk e kemi këtë matje, por ajo që mund të shohim është përqindja e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim, ndërkohë që në mars kjo përqindje ishte mbi 50% duke arritur edhe 58 %, sot që flasim është diku 6.6%. këto 6.6 % janë njësoj rëndë si ata 50 % e marsit. Kush është rëndë, është rëndë.

Nëse infektohen 100 mijë njerëz, 6 % e 100 mijë njerëzve është 6 mijë vetë, dhe 50 % e 100 vetëve është 50 persona.

Kemi edhe mutacionin që ka pësuar virusi, është bërë më i transmetueshëm, që ka gjasa që ky lloj është në Shqipëri në këtë moment, ai dominon, por nga krahu tjetër nuk duket të jetë më i rëndë, se sa varianti i mëparshëm i virusit”, tha epidemiologu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË PËRGJIGJEVE/ Ekipi i Partizanit i nënshtrohet testimit për COVID, pasi dy lojtarë dolën pozitivë
Previous article DOSSIER/ “Edhe pse ishte ministër i Zogut në disa kabinete, e deri në ’44-ën nën gjermanët, me ndërhyrjen e prof. Budës, u lirua nga burgu…” Historia e Dr. Rrok Gerës

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT