• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAKSIMILE/ Policia merr me shkrim dëshminë e Blertës, zbardhen të tjera detaje nga tragjedia: Frikë mos digjnin pallatin
Home
Breaking News

FAKSIMILE/ Policia merr me shkrim dëshminë e Blertës, zbardhen të tjera detaje nga tragjedia: Frikë mos digjnin pallatin

8 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Isha në polici katër muaj përpara se të zbulohej kjo tragjedi. Isha dhe e frikësuar. Ju tregova që diçka po ndodhte në shtëpinë Josifi. Nuk më morën seriozisht”. Kështu e nis rrëfimin e saj të dytë Refija, një grua e moshuar, e cila jeton ngjitur me shtëpinë e tre grave, Zhanetës, Anisës (të dyja të vdekura) dhe Blertës.

E moshuara kujton për gazetën “Si” se një ditë, e trembur që asgjë nuk pipëtinte në apartamentin ngjitur dhe e trembur se kishte dëgjuar shpesh për veprimet që kryenin Dëshmitarët e Jehovait u nis në këmbë në komisariatin e Kombinatit.

“Kisha frikë se ato mos i vinin flakën shtëpisë se mos vetëdigjeshin dhe thashë do të vdesim dhe ne të tjerët, ndaj shkova. Sa hyra i thashë policit – “O bir, po vij për hallin tim se kam frikë kushedi se ç’bëjnë e do na marrin në qafë”. Ata më përcollën, më thanë – “Mirë nëne mirë”, shton e moshuara.

Po përse policia nuk u fut në shtëpi gjatë muajve të parë të 2020, atëherë kur ky problem po kthehej në një çështje të përditshme?

Burime të gazetës “Si” tregojnë se nuk kishte një denoncim konkret dhe të shkruar, por vetëm ankesa ku i kërkohej policisë të gjendej ku ishte Anisa Josifi që nuk po shfaqej kurrkund. “Vetë familjarët nuk depozituan asnjëherë një ankesë konkrete, ata flisnin për ndryshimin e gjendjes , por sa herë trokisnim në shtëpinë Josifi dilte kryefamiljarja që pyeste çfarë problemi ka? Kë kemi shqetësuar?” argumenton një zyrtar i policisë së Kombinatit.

Pavarësisht këtij justifikimi mendohet që policia ishte e ngathët për parandalimin e një tragjedie që në fakt ndodhi dhe ishte përtej kufijve të imagjinatës.

Fqinjët

Nga një vëzhgim i gazetës “Si” në lagjen ku jetonin tre gratë, nëna dhe dy vajzat, fqinjët pohojnë e këmbëngulin në anonimitet se në lagje të treja gratë shoqëroheshin me një grua që i përket një sekti, por pa treguar emra.

Ngecja e hetimeve

Ekspertët e policisë shtojnë për gazetën “Si” se shpresa e vetme e tyre mbetet Blerta, e mbijetuara familjes Josifi. Për këtë shkak, veç marjes së dëshmisë paraprake është disponuar edhe me administrimin e dëshmisë me shkrim të të mbijetuarës. “Është gjithsej 1 fletë e gjysmë”, pohoi një burim, ku e reja tregon sërish të njëjtin version se ishin shkëputur nga Kisha Ungjillore para pesë viteve dhe se kishin vendosur të gjenin vetë rrugën drejt Zotit”.

Vajza këmbëngul se kufoma e motrës filloi të kishte erë atëherë kur të dyja gratë lanë ushqimin dhe nisën, sipas Blertës, sakrificën për të ndikuar në ringjalljen e Anisës. E gjithë skena e përshkruar si horror, me dy gra të vdekura në shtëpi e grilat e mbyllura është përshkruar nga ekspertët si më makabret e konstatuara ndonjëherë.

“Është e pabesueshme dhe e paimagjinueshme se si kanë qëndruar për muaj të tërë në të njëjtën shtëpi me të afërmen e pajetë. Dëshmia e Blertës është e cekët, ndaj dhe do ripyetet sapo gjendja e saj mendore të stabilizohet”, tregoi një ekspert policie.

Ndërkohë, pas dorëzimit të dosjes në prokurori, kjo e fundit regjistroi hetimin për shkaktim të vetëvrasjes, por ende pa një emër konkret të sekti që dyshohet t’i ketë shtyrë drejt veprimit ekstrem. Në prokurori është hedhur shorti dhe ka caktuar si prokuror të çështjes Albert Demirnelin. Pritet që prokurori të urdhërojë veprime konkrete dhe të thelluara të ndryshme nga veprimet paraprake të policisë që janë fokusuar tek këqyrjet e vendngjarjes dhe marrja e dy dëshmive, ajo e denoncuesit dhe e të mbijetuarës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ Koliqi e Camaj agjentë? Reagon Auron Tare që publikoi dokumentet e CIA-s: Nëse mendoni se ka shtrembërim…
Previous article KRIZA NGA COVID-19/ Merkel në Parlamentin Europian: BE të dalë më e fortë nga kjo sfidë

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT