• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ILLYRIAN GUARD”/ Lleshaj: Sot nis zyrtarisht punën roja e objekteve shtetërore
Home
Politikë

“ILLYRIAN GUARD”/ Lleshaj: Sot nis zyrtarisht punën roja e objekteve shtetërore

8 July, 2020 Delo.autor Politikë

Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar si datën zyrtare të nisjes nga puna zyrtarisht të “Illyrian Guard”, Roja e objekteve shtetërore.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha krijimi i një kompanie 100% në pronësi të shtetit ka ardhur si rezultat i dy nevojave kryesore, rritja e cilësisë, por edhe uljen e kostove në ruajtjen e objekteve shtetërore.

“Është krijuar në funksion për ruajtjen e objekteve shtetërore pas një përvoje jo të mirë disa vjeçare të privatizimit të këtij shërbimi, që solli një farë degradimi të parametrave të sigurisë në këto institucione, por edhe rritje ekonomike. Rritja e cilësisë dhe uljen e kostos, mori vendimin për të krijuar këtë strukturë që do ofrohet nga vetë shteti. Me të drejtë mund të thuhet që është një emër rëndësishëm dhe masat e marra për pajisjen për kompletimin me të gjitha element që i duhen dhe para së gjithash për rekrutimin e stafeve, janë elemente më të rëndësishëm. Kjo mund të quhet dita e parë zyrtare, në kuptimin e fillimit të aktivitet me të gjithë kapacitetet, pajisjet dhe stafet, fillimi është i rëndësishëm. Pretendojmë që të rriten profesionalisht, vëmendje personelit që shërbejnë që duhet të përfaqësojnë një model të punonjësve që shërbejnë në fushën e sigurisë në kuptimin e integritetit, profesionalizmit, të arsimimit, kualifikimit, integritetit. Punonjësit duhet të jenë në lartësi të emrit që mbajnë, integriteti mbetet ADN-ja na duhen njerëz me nder, me profesionalizëm dhe zgjuarsi. Misioni i këtyre punonjësve është trajnimi i vazhdueshëm që të shndërrohet një brenda i rëndësishëm që dalëngadalë pasi të mbulojë përgjegjësinë e saj për ruajtjen e objekteve shtetërore, mund të shohë edhe për ruajtjen e subjekteve private në vend, ndoshta edhe jashtë saj. Dhe për këtë duhen njerëz profesionistë. Do jenë jo vetëm roje fizike, por edhe angazhimit të teknologjisë moderne dhe njerëz të përgatitur në përdorimin e saj. Ruan një pjesë të madhe të pasurisë së këtij vendi, hidrocentrale, ministri, spitali, universitete, dhe shumë e shumë institucione të rëndësishme të këtij vendi dhe për ta plotësuar këtë ne do jemi të motivuar për ta mbështetur këtë kompani që do ta vazhdojë këtë proces të rritjes profesionale dhe të imazhit të saj, një model i ri dhe në kontekstin e të gjithë operatorëve të tjera private që duhet të synojnë të vendosin standardeve të ngjashme me këto, sepse ministria e Brendshme ka një detyrë të rëndësishëm në monitorimin e profesionalizëm dhe licencimit të tyre, që i gjithë tregu të jenë në paramentat optimal dhe një nga kryesoret është trajtimi i stafeve, kemi pasur përvoja jo të mira në trajtimin e stafeve të këtyre kompanive në vend. Ne kemi vendosur një standard të ri, trajtim dinjitoz, financiar mbështetje me pajisje dhe standarde të tilla të respektohen edhe në operatorët e tjerë private”, tha Lleshaj.

Por cfarë është shoqëria “Illyrian Guard” që do të ketë në përbërje në një pjesë të madhe pikërisht këta punonjës që do të dalin në lirim? Me propozim të ministrit të Brendshëm qeveria në prill të këtij viti miratoi krijimin e shoqërisë tregtare shtetërore me emrin “Illyrian Guard”, e cila do të ofrojë shërbime me pagesë ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Me një kapital fillestar 10 milionë lekë të përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, “Illyrian Guard” është 100% në pronësi të Ministrisë së Brendshme. “Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., do të ofrojë shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Pra, të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike. Qëllimi, sipas projektligjit është t’u garantojë trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie. Numri i punonjësve që plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar është 613, nga të cilët 585 punonjës të Policisë së Shtetit (398 inspektorë), 21 nga Garda e Republikës dhe 7 nga SHÇBA-ja. Inspektori parashikohet që të përfitojë 26,200 lekë në muaj, ndërsa gradat e larta rreth 29,297 lekë në muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SYZE, ÇANTA DHE LEKË! Kapen hajdutët laçjanë që thyen xhamat e 24 makinave për 5 ditë në Tiranë
Previous article AKSIDENT NË AKSIN LEZHË-SHËNGJIN/ Përplasen dy makina dhe një motor. 3 të plagosur, një rëndë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT