• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ A duhet të kenë frikë njerëzit që paraqiten në spital? Brataj: Ti thërrasin mendjes të gjithë
Home
Sociale

COVID-19/ A duhet të kenë frikë njerëzit që paraqiten në spital? Brataj: Ti thërrasin mendjes të gjithë

7 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në studion e ABC News përballë gazetares Suela Demiri, foli për situatën epidemike dhe rritjen e rasteve me koronavirus në radhët e personelit mjekësor por edhe tek qytetarët, që sipas tij ka ardhur si rezultat i uljes së vigjilencës për respektimin e masave parandaluese.

Brataj u shpreh se tashmë transmetimi i infeksionit është komunitar dhe jo më në vatra ku dihet sa të infektuar janë, duke qenë në këtë situatë, sipas tij nuk dihet se ku mund të infektohesh.

“Infeksioni nuk është ulur si transmetueshmëri, ndoshta ka ndryshuar në gjëra të tjera që mund të ndikojnë pozitivisht, por ajo çfarë duhet bërë është në dorën e personit, sepse sa do masa të marrësh, sado gjoba të vendosësh, në këtë moment transmetimi është komunitar, nuk është më vatër ku dihet sa të infektuar janë. E kemi parë që në të gjithë qytetet kryeson Tirana, Durrësi, me infektimet, sepse nuk dihet më se ku mund të infektohesh”.

Kreu i urgjencës foli edhe për situatën personale, për mënyrën se si ishte infektuar nga koronavirusi duke u shprehur se përballja personalisht me rastin e parë dhe më tej edhe të rasteve të tjera, bëri që të infektoheshin ai dhe 3 kolegë të tjerë, që ndihmonin personelin tek hiqnin veshjet pas kontaktit me të infektuarit.

Pjesë nga biseda:

Suela Demiri: Çfarë duhet bërë që ti mbrojmë qytetarët dhe mjekët, sepse për herë të parë kemi 2 viktima nga personeli mjekësor por jo vetëm, të cilët janë infektuar. Edhe ju jeni një nga këta të infektuarit, ju kur u sëmurët nuk i zbatuat këto rregulla?

Skënder Brataj: Jo, këtu ndryshojnë kushtet. Unë isha i detyruar të isha në frontin e luftës ashtu siç jam edhe tani. Që prej 23 janarit kur u bë urdhri i formimit të komitetit, i grupit të ekspertëve dhe që nga 2 shkurti kur filluan trajnimet në masë, filloi shpërndarja e mjeteve mbrojtëse, veshja, plus që në Tiranë e dinim që popullsia shumë e madhe, dhe normalisht do të kishte edhe të infektuar më shumë.

Tmerri i rasteve të para me infeksion, shqiptarët e dinë si ishte fillimi, kështu që u desh që unë të shkoja vetë që në rastin e parë me koronavirus sepse nuk shkonte njeri. Më thanë shko dhe të tjerët fshiheshin, duke qenë edhe mjekë normal që do të shkoja. Ekipet që vinin visheshin tek ne, gjëma më kryesore ishte që pasi të kryenin misionin duheshin që këto uniforma të eliminoheshin në mënyrë të sigurt, pra ishte shumë e rëndësishme mënyra se si zhvisheshe që të mos infektoheshe.

Gjithë këto kontakte, gjithë fluksi i njerëzve kalonin nga ne. Dhe ne 2 apo 3 vetë që ishim aty dhe merreshim me atë punë u infektuam. Ajo që dua të them është se kur spitalet u mbyllën dhe shërbimet gjithashtu, njerëzit kishin frikë të vinin në urgjencat tona. Kur u hapëm, me lirimin e masave atëherë ndodhi infeksioni në spitale, dmth erdhi nga jashtë, nuk është se lindi në spital.

Vetëm respektimi i masave të rrepta bëri që rastet të pakësoheshin, edhe personeli mjekësor nuk i respektoi masat dhe u infektua. Njerëzit në këtë kohë nuk kanë nevojë të dëgjojnë kush është fajtori apo më i zoti, duan të dinë realitetin. Masat nuk u respektuan as nga personeli mjekësor, pikë, është shumë e qartë.  Ti thërrasin mendjes të gjithë, virusi është, ekziston, infekton dhe merr jetë njerëzish.

Suela Demiri: Po tani a duhet të kenë frikë njerëzit, që paraqiten në spital për tu mjekuar për sëmundje të tjera, se mos infektohen nga Covid?

Skënder Brataj: Për fatin e keq, edhe humbja e 2 kolegëve e ngriti shumë vigjilencën edhe nga vetë personeli mjekësor, kështu që respektohen më shumë masat. Njerëzit që paraqiten në spital u bëhet triazhim më i mirë, sidomos i personave që kanë shenja dhe simptoma të Covid./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBROJTJA NË "GJUMË"/ Lazio pa busull, Lecce i ndëshkon sërish (VIDEO)
Previous article PAMJET NGA INFEKTIVI/ Njihuni me infermier Korabin, në shërbim që prej ditës së parë të pandemisë

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT