• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËFLIJIMI NËNË E BIJË/ HABIT Pastor Akil Pano: Në Shqipëri ekziston Kisha e Satanit
Home
Sociale

VETËFLIJIMI NËNË E BIJË/ HABIT Pastor Akil Pano: Në Shqipëri ekziston Kisha e Satanit

7 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Pastor Akil Pano ka deklaruar se në Shqipëri ekziston Kisha Satanike dhe mendon se është pikërisht ky sekt që beson në pushtetin e errësirës që fshihet pas tragjedisë së Kombinatit, të vetëflijimit nënë e bijë. I ftuar në studion e Report Tv, në edicionin qendror, Pano tha “individët me kostum” që janë parë të hynë në shtëpinë e familjes Josifi janë pjesë e tyre, por mbetet në dorë të hetimeve për të zbardhur të vërtetën e plotë.

“Ka sekte satanike dhe në Shqipëri dhe janë sekte të mirë të organizuara dhe ka edhe Kisha e Satanit dhe ka individë që priren të besojnë në pushtetin e errësirës dhe në rrugëtimin e tyre janë gati të jetë shërbëtorë të devotshëm të asaj dogme. Ka edhe në vendin tonë, ka edhe sekte dhe kulte që nuk janë njohur zyrtarisht dhe veprimtarinë e tyre e kanë të fshehtë dhe është e pamundur që të shkohet përtej. Janë dhënë informacione se ka pasur individë me kostum që kanë hyrë në shtëpinë e tyre vetëm të presim që këto të vërteta të zbardhen. (…)Kemi të bëjmë me praktika okulte demonizimi, praktika që na fusin brenda një bote shumë të errët që është vështirë për një person normal që të hyjë në këtë botë”, tha Pano.

Për Panon, vetëvrasja është njësoj si vrasja dhe dënohet nga feja, teksa thotë se praktikat e ringjalljes, ku e ëma e kishte lyer Anisën me vaj e me uthull nuk ekzistojnë në besimin e krishterë, por ka të bëjë me një kulturë pagane.

“Vrasja është njëlloj si vetëvrasja. Shihet drejt mëkatit të pafalshëm se nuk i jep mundësinë e rrëfimit për mëkatet. E dënon vetëvrasjen, nuk e ka në praktikë ritualin e ringjalljes. Nuk kemi të bëjmë me praktikën e besimit të krishterë, lidhet me një kulturë pagane dhe krishterimi është i qartë, vetëm një herë në vit festohet ringjallja”, u shpreh Pano.

Pastori shkon përtej, duke parë shkaqet se përse mund ta kenë shkuar deri në këtë akt ekstrem. Dramën e përjetuar nga vetëvrasja e babait dhe zhgënjimin nga njerëzit, shoqëria në përgjithësi, ai liston si dy motivet kryesore.

“Nisa të kuptoj që ka qenë një udhëtim shpirtëror, i bashkangjitur me traumën, dhimbjen dhe vite më parë babai i tyre vetëvritet, dhe jam i prirur të besoj se histori të tilla traume e ndjekin familjen përgjatë rrugëtimin jetësor. (…)Jam i prirur të besoj e brenda këtyre mureve kanë qenë të zhgënjyer nga njerëzit. Zhgënjimi me njerëzit, të afërmit, punëdhënësit që të kanë trajtuar, vajzat dolën të dyja të papuna dhe dolën në mëshirë të fatit, ndjenjën e braktisjes”, pëfundon Pano në Report Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA NDESHJES NDAJ JUVENTUS/ Romagnoli si “Terminatori”, kapiteni i Milanit vendos rekord!
Previous article DY HERË KAMPION BOTE/ Fernando Alonso rikthehet në Formula 1, ja për cilën skuderi do të garojë

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT