• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËFLIJIMI NËNË E BIJË/ Pastori i Kishës ku shkonin vajzat: Pas këtij akti ekstrem qëndrojnë sektet satanike
Home
Sociale

VETËFLIJIMI NËNË E BIJË/ Pastori i Kishës ku shkonin vajzat: Pas këtij akti ekstrem qëndrojnë sektet satanike

7 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça tha se pas rastit të vetëflijimit të nënë e bijë në Kombinatdhe shpëtimit të kohë të vajzës tjetër, qëndrojnë sekte e rite satanike. I ftuar në Report Tv, pastori Muça tha se pas kësaj ngjarje të rëndë ka një indikator të jashtëm që ka bindur tre femrat e familjes Josifi të kryejnë këtë akt që është jashtë çdo logjike njerëzore, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimet nga ato sekte që e kanë në doktrinën vetëflijimin.

“E them me bindje të plotë se ka qenë një indikator i jashtëm që kemi të bëjmë më një grupim apo sekt që duhet ta zgjidhi prokuroria, që i ka ofruar kësaj familje këtë formë shpëtimi apo ringjallje. Asnjë fe nuk pranon vetëflijimin, as Kisha Ungjillore, as Katolike dhe as ajo Ortodokse.   Ringjallja është ndarja mes besimeve dhe kulteve dhe asnjë  fe nuk flet për vetëflijimin me qëllim ringjallje.  Është e dhimbshme të mendosh nënë të qëndrojë 15 muaj pranë bijës së saj të vdekur, kjo është jashtë çdo logjike. Prokuroria duhet të marr doktrinën që  pranon vetëflijimin dhe kjo është rruga për t’i çuar tek personat që kanë indoktrinuar këtë mision. Nuk përjashtohen as ritet satanike, nuk është doktrine e ungjillorëve , as e katolikëve dhe as e ortodoksëve”, tha pastori Muça.

Pastroi tha se vajzat kishin 6 vite që ishin larguar nga Kisha Ungjillore më dëshirën e tyre, ndërsa shprehet se mban mend që ato kanë qenë vajza shumë të mirë. Në kontaktet që pastori ka pasur me mikeshat e vajzave, thonë se  të dy motrat shpreheshin ‘se  nuk punonin se kishin tjetër qëllim tani dhe se nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore.

“Sipas të dhënave që kam kanë lëvizur në disa Kisha ungjillore dhe kjo është normale se besimtarët lëvizin si vizorë dhe më pas bëhen pjesë e një kishe. Ato fillimisht kanë ardhur si vizitore në 2009-2010 dhe janë larguar 6 vite më parë. Ato ikën vetë nga kisha, nuk i përjashtoi kisha. Largimin e konfirmoi edhe një nga shoqet e ngushta të vajzave, që martonte vëllanë dhe i ftoi të ishin pjesë e gëzimit,  por ata kanë refuzuar pasi nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore. Çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe nuk di të them. Unë i mbaj mend për goca shumë të mira. 6 vite më parë këto zbritën nga ky udhëtim dhe vazhduan udhëtimin e  tyre për të cilin askush nuk është në dijeni. Kisha nuk ndenji indiferente dhe kam kontaktuar shoqe të saj, njëra prej tyre me tha se 3 vite më parë ka folur në telefon më njërën nga vajzat dhe të punësohej në kompaninë ku kjo po punonte, por ajo ka refuzuar duke thënë se ne tani kemi tjetër qëllim”, u shpreh pastori.

Në lidhje me deklaratat e fqinjëve se kanë parë persona me kostum të hynin dhe dilni nga banesa e familjes Josifi, pastori Muça tha se kjo duhet ndjekur nga prokuroria ndërsa shtoi se ritet e lyerjes së trupit me vaj e uthull janë pjesë e besimeve pagane e kulteve dhe jo komuniteteve fetare.

Historia e tmerrshme e vetëflijimit të nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifit se besonin tek ringjallja ka shokuar mbarë opinionin publik. në banesë u gjet e pajetë vajza Anisa Josifi, e cila kishte 15 muaj që kishte vdekur, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar. ndërsa se sa kohë kishte Zhaneta, e ëma, që kishte vdekur nuk dihet ende! Në spital u dërgua vajza tjetër Blerta Josifi, e cila në dëshminë e saj shprehet se kanë hequr shumë që të fitonin ringjalljen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGOI NË FUSHË NDAJ KUKËSI/ Por lojtari i Tiranës e shijon ndeshjen nga tribuna me bukuroshen seksi (FOTO)
Previous article DERBI NË MERKATO/ Inter i “shpall luftë” Milanit për futbollistin e Real Madrid...

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT