• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ Kapet 44 vjeçari në Vlorë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ Kapet 44 vjeçari në Vlorë (EMRI)

7 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 44 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Në kuadër të operaciont të koduar “Mesdita”, është bërë i mundur arrestimi i Arben Zenelit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ndër të tjera mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Mesdita”.

Vihet në pranga nga Policia një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar A. Z., 44, vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË VLORË/ Yuri Kim në zyrën e kryebashkiakut Leli: Me rëndësi zbatimi i reformave, ofron besim për investime në ven
Previous article MENDJA NA SHKOI DIREKT TE BUTRINTI/ Kiara Tito na shuan kureshtjen nëse ka qenë ndonjëherë e lidhur me personazh VIP

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT/ Arrestohen në Angli 6 shqiptarë të kërkuar në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg, zbulohen identitetet Aktualitet

AKUZAT/ Arrestohen në Angli 6 shqiptarë të kërkuar në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg, zbulohen identitetet

“PËR AUTOKTONIN…”/ Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë Aktualitet

“PËR AUTOKTONIN…”/ Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh Aktualitet

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT