• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA MES FISIT ÇELA DHE ÇAPJA/ Ish- zv.drejtori i Policisë së Elbasanit: Ju tregoj arsyen përse nisi konflikti i përgjakshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRPLASJA MES FISIT ÇELA DHE ÇAPJA/ Ish- zv.drejtori i Policisë së Elbasanit: Ju tregoj arsyen përse nisi konflikti i përgjakshëm

7 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish- zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, Shkëlqim Pepkolaj ka zbardhur arsyen përse dhe si ka nisur konflikti mes fiseve Çelaj dhe Çapja në Elbasan, që më pas ka vazhduar me përplasje të armatosura duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Uniko”, Shkëlqim Pepkolaj thotë se nuk kishin dijeni apo informacione se mund të ndodhte masakra e 3 Shkurtit në Elbasan, ku u sulmuan me armë pjesëtarë të fisit Çapja, duke shkaktuar 3 të vrarë dhe 9 të plagosur.

Ish zv.drejtori i Policisë Elbasan tregon se konflikti mes fiseve Çelaj dhe Çapja në qytetin e Elbasanit ka nisur fillimisht si përplasje fizike mes pjesëtarëve të këtyre grupeve.

A kishit ju informacion se pritej të ndodhte masakra e 3 Shkurtit 2016? A kishit marrë ju informacione policore se përplasja mes grupeve Çelaj dhe Çapja ishte në këtë pikë sa do arrinim në një masakër, siç ishte ajo e 3 Shkurtit me 3 të vdekur dhe 9 të plagosur.

-Nuk kemi patur asnjë të dhënë në raport me pritshmërinë e një ngjarje të tillë në përmasa të kësaj natyre, sikurse ishte dhe ngjarja e ndodhur.

Përse hetimet në ditët e para u fokusuan vetëm tek përplasja e Çapjave me konfliktin e mëhershëm, me Memajt, me Sheme, me Rexhepi? Përse u fokusua aty dhe nuk u fokusua në pistën tjetër?

-Që të jem i sinqertë, në këtë periudhë kohore bëhej fjalë vetëm për një konflikt fizik që ekzistonte ndërmjet lidhjeve të grupit Çelaj me disa lidhje të grupit të Çapjave, një konflikt fizik dhe si i tillë ne nuk posedonim një informacion të tillë që mund të prodhonte ngjarje të përmasave të tilla.

Pra, kishit informacion se Çelajt dhe Çapjat, anëtarët e tyre, ishin përplasur me njëri-tjetrin fizikisht?

-Ishte një informacion që fliste për një përplasje?

Përse kishte ndodhur, sipas informacionit që ju kishit?

-Përplasje fizike e aty për atyshme.

Shkëlqim Pepkolaj nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit dhe është larguar nga Shqipëria. Ai jeton në një vend të Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Ish-drejtori Sejdiu flet për vdekjet e dyshimta nga COVID-19: Mjeku roje dyshoi diçka dhe thirri policinë
Previous article RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE/ Tre raste të reja pozitive me COVID-19 në Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT