• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Epidemiologu: Nuk është një rishpërthim, është vazhdim i shpërthimit fillestar. Ishte një situatë…
Home
Sociale

COVID-19/ Epidemiologu: Nuk është një rishpërthim, është vazhdim i shpërthimit fillestar. Ishte një situatë…

7 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Epidemiologu Artan Simaku i ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit me gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri, e cilësoi shpërthimin e rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, vazhdim i valës së parë të pandemisë.

Ai u shpreh se pritej një rritje e rasteve, pas lehtësimit të masave, por në shifra më të ulëta. Simaku theksoi se mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit fizik janë thelbësore në betejën kundër Covid-19.

Ndalur tek numri i testimeve, epidemiologu u shpreh nuk është kjo thembra e Akilit në mes të kësaj pandemie, por respektimi i masave dhe ndërgjegjësimi i popullatës.

‘Nuk është një rishpërthim, është vazhdim i shpërthimit fillestar. Ishte një situatë e pritshme pas lehtësimit të masave. Pritej në shifra më të ulëta. Distancimi dhe mbajtja e maskës duhet të respektohen.

Në dukje është një masë e thjeshtë por është shumë e rëndësishme bashkë me higjienën vetjake. Testimi kryhet sipas kritereve. Edhe të kesh mundësi të testosh të gjithë popullatën, duhet të përdoresh strategji.

Po testohet rastet dhe po gjurmohen kontaktet e tyre. Kush ka nevojë për testim, testohet. Ata që janë me shenja testohen. Nëse nuk ke temperaturë nuk testohesh. Do testohesh nëse bëhesh rast. Ka strategji, ka dhe kritere. Thembra e Akilit nuk është testimi, por ndërgjegjësimi i popullatës dhe respektimi i rregullave. Sëmundja infektive ka formën e një piramide.

Rastet e konfirmuara përfaqësojnë vetëm majën e piramidës sepse në popullatë ka persona asimptomatikë. Edhe nëse e testojmë gjithë popullatën do gjejmë persona asimptomatikë. Ka një shtim të rasteve të shtruara në spital. Aktualisht jemi në një fazë të qëndrueshme”, tha Simaku.

Simaku foli edhe për rastet e infeksioneve në radhët e bluzave të bardha, duke theksuar se ajo erdhi pas hapjes së shërbimeve mjekësore, të cilët në karantinë kishin qëndruar të mbyllura.

“Në lidhje me personelin shëndetësor, shërbimet për popullatën ishin të mbyllura gjatë karantinës. Me hapjen e masave dhe në QSUT u hapën mbi 50 shërbime që presin qindra pacientë. Respektimi i masave duhet të jetë maksimal. Mjeku duhet të jetë 100% i kujdesshëm”, u shpreh Kajmaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIARA TITO ËSHTË SINGLE/ Por çunat do e kenë pak si shumë të vështirë për t’ia fituar zemrën (FOTOT)
Previous article STUDIMI SPANJOLL PËR PANDEMINË E COVID-19/ Çfarë u zbulua për imunitetin e tufës

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT