• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Rakacolli: Koronavirusi vijon të jetë agresiv njëlloj si në mars. Kur pritet rënia e rasteve
Home
Sociale

COVID-19/ Rakacolli: Koronavirusi vijon të jetë agresiv njëlloj si në mars. Kur pritet rënia e rasteve

7 July, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve për koronavirusin në vendin tonë, Mira Rakacolli, duke folur per shtimin e rasteve me Covid-19, shprehet se kjo ka ardhur ngaqë kjo grupmoshë nuk ruhet.

“Po të vini re, të moshuarit vijojnë të ruhen. Nuk kemi të sëmurë në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit..Kjo vjen nga mbrojtja. Të rinjtë bëjnë jetën më aktive, plazhe kafene, përqafohen më shumë, rrinë afër më shumë. E keqja është që kemi pasur raste të renda, mes 30-35 vjeçarëve”, tha ajo për ABC News

Po ashtu, Mira Rakacolli konfirmoi se mbyllja në shtëpi ndikon shumë në shëndetin mendor të personave ndërsa shtoi se jeta nuk do të jetë njëlloj këtë vit.

“Me mbylljen në shtëpi mbrohesh nga sëmundja, por ka edhe një dëmtim të shëndetit mendor. Kjo shoqërohet me një ulje të imunitetit. Prandaj është një gjë që ndodhi. 1 herë në 100 vjet i ndodh njerëzimit. Jeta nuk do të jetë njëlloj këtë vit. U kuptua tashmë që do bëjë ciklin e vet. Është gjë që na ndodhi. Do ta kalojmë,“shtoi më tej kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

E pyetur nëse virusi është i ndryshëm nga ai që ka qarkulluar në mars, ajo u shpreh se mund të ketë ndryshime në strukturë por kjo ende nuk është reflektuar në agresivitetin e virusit:

“Shumë thonë që viruset pësojnë mutacione. Simptomat janë të njëjtat, agresiviteti është i njëjti. Nuk është i vërtetë se është më i lehtë se ai i marsit. Në të ardhmen..libri i koronavirusit shkruhet çdo ditë nga 1 faqe. Vijon të jetë e panjohur situata. Mundohemi të përgatitemi për skenarët më të këqij. Do bëhen vaksinat e gripit. Ka dhe teori që thonë që nuk mund të jene dy viruse agresive në të njëjtën kohë, sepse luftojnë njeri-tjetrin.”

Sa i përket masave që duhen marrë në rast të përkeqësimit të situatës, Mira Rakacolli u shpreh se vetë personalisht nuk është shumë për vendosje të penaliteteve ndërsa shtoi se njerëzit shohin dhe influencohen nga shembujt që u jepen.

E pyetur nëse beson se në vijim do të ketë ulje të numrit të rasteve, Rakacolli u shpreh:

“Ju e dini që vlerësimet, e sjelljes së njerëzve duken dy javë pasi ka ndryshuar sjellja. Unë shpresoj shumë që javën tjetër, të kemi një ulje të rasteve. Duhet të mendojmë më globalisht. T’i hapim udhëtimet për turizmin e huaj, të vinë turistët. Po të ulen shifrat do hapen kufijtë. Duhet ta shohim shumë më globalisht turizmin.”

Sa i përket imunitetit të tufës, Rakacolli u shpreh se ashtu si edhe ekspertët e tjerë, ajo mendon se është diçka e vështirë për t’u arritur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI SPANJOLL PËR PANDEMINË E COVID-19/ Çfarë u zbulua për imunitetin e tufës
Previous article I ARRATISUR PREJ 2 VJETËSH/ Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT