• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRJETI I TRAFIKIMIT SEKSUAL/ Bashkëpunëtorja e Epstainit çohet në burgun e New York
Home
Nderkombetare

RRJETI I TRAFIKIMIT SEKSUAL/ Bashkëpunëtorja e Epstainit çohet në burgun e New York

6 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve, Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dyshuar e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, është zhvendosur në një burg në Nju Jork. Ajo përballet me akuza për ndihmë ndaj një rrjeti të trafikimit seksual.

Maxwell, 58 vjeç, u arrestua të enjten në Nju Hemshër dhe u mbajt gjatë fundjavës në burgun e Qarkut Merimek, një ndërtesë me siguri të mesme rreth 32 km nga një shtëpi luksoze, ku hetuesit thanë se ajo ishte strehuar.

E pandehura po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Bruklin, tha të hënën zyra e burgut.
Kushtet në këtë qendër ngjallën protesta në publik vitin e kaluar pas një zjarri elektrik që ndërpreu rrymën dhe ngrohjen për gati 1.600 të burgosur gjatë një prej javëve më të ftohta të 2019-ës.

Prokurorët e kanë akuzuar Maxwell, vajzën e magnatit të ndjerë të mediave britanike Robert Maxwell, se joshte dhe grumbullonte vajza të mitura në mënyrë që Epstein të mund t’i abuzonte seksualisht.

Sipas një aktakuze të bërë publike javën e kaluar, në disa raste, vetë Maxwell ka marrë pjesë në abuzime.

Maxwell pritet të bëjë paraqitjen e saj të parë në gjykatën federale në Manhattan të premten për katër akuza penale që lidhen me sigurimin dhe transportimin e të miturave për akte seksuale të paligjshme dhe dy akuza për dëshmi të rreme.

Epstein ishte në pritje të gjykimit nën akuzat federale të trafikimit të të miturve midis viteve 2002 dhe 2005 kur u gjet i varur në Qendrën Korrektuese Metropolitane në Manhattan në gusht. Ekspertiza mjeko-ligjore arriti në përfundimin se vdekja e tij ishte një vetëvrasje.

Maxwell ishte një ish e dashura e Epsteinit, e cila u bë një anëtare e rrethit të tij të brendshëm për një kohë të gjatë.

Në një artikull të revistës Vanity Fair të vitit 2003, Epstein u citua të thoshte se Maxwell ishte shoqja e tij më e mirë.

Në aktakuzë thuhet se Maxwell që nga viti 1994 deri në 1997 ka joshur vajza duke i pyetur për jetën e tyre, shkollën dhe familjen dhe duke i shëtitur ato në pazare ose kinema.

Pasi Maxwell fitonte besimin e vajzave, pretendon aktakuza, ajo përpiqej të “normalizonte abuzimin seksual” duke diskutuar tema seksuale ose duke u zhveshur para tyre ose duke qenë prezente kur ishin zhveshur.

Abuzimi i pretenduar i Epsteinit përfshinte prekjen e organeve gjenitale, vendosjen e lodrave seksuale në organet gjenitale dhe që vajzat të preknin Epsteinin ndërsa ai masturbohej.

Maxwell përballet me deri në 35 vjet burg nëse dënohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PATA SHANSIN PËR TË SHKUAR TEK CHELSEA DHE CITY”/ Van Dijk: Ja pse zgjodha Liverpulin
Previous article MERO BAZE/ Lulzim Bashës nuk ka kush ti trokas në derë

F.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT