• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MONITORIMI I MASAVE TEK URBANËT/ Drejtori i policisë bashkiake: Në 10 ditët e para s’do vendosim gjoba, vetëm sensibilizim
Home
Sociale

MONITORIMI I MASAVE TEK URBANËT/ Drejtori i policisë bashkiake: Në 10 ditët e para s’do vendosim gjoba, vetëm sensibilizim

6 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Funksionimi dhe zbatimi i rregullave anti-COVID në transportin urban në Tiranë do të monitorohet nga policia bashkiake. Por si do të bëhet kjo? Gentian Vocaj, shef i policisë bashkiake tregoi për Report Tv se kontrolli ka nisur që sot në mëngjes, por në 10 ditët e para nuk do të ketë gjoba, vetëm sensibilizim, në të kundërt më pas do të veprohet me masat administrative. “Sot është dita e parë e funksionimit të transportit.

Si ditë e parë nuk do të jetë e zakonshme, për arsye të urdhrit, ku Veliaj miratoi protokollin e sigurisë. Në bazë të tij, të gjithë qytetarët që kur rrinë në stacion duhet të jenë të pajisur me maskë, edhe operatorët vetë, shoferë, faturino dhe kontrollor, por edhe disa masa të tjera. Policia bashkiak filloi kontrollin që në mëngjes. Janë konstatuar që pjesa më e madhe e qytetarëve dhe operatorëve janë në dijeni të këtyre masave dhe po i zbatojnë, por policia bashkiake gjatë kësaj ditë dhe në vazhdim thjeshtë do të kërkojnë sensibilizimin e qytetarëve, por nëse do të kemi probleme me moszbatimin do të kalojmë në masa administrative, si për operatorët dhe qytetarët.

Ne nuk e dëshirojmë, por do të jemi të detyruar. Ka pasur qytetarët të painformuar, pavarësisht se media ka bërë një punë të mrekullueshme, prapë ka qytetarë që duan t’ua thotë polici. Në Tiranë këta qytetarë janë të paktë, por do të punojmë për t’i sensibilizuar. Kontrolli jonë nis që kur qytetarët presin në stacion, nëse nuk i respektojnë masat, polici shkon dhe i këshillon. Sensibilizimi do të zgjasë aq sa është e arsyeshme, deri në 10 ditëshin e parë, në rast se do të konstatohet se nuk zbatohen masat do të vendosim masat administrative, pasi jemi ngarkuar me detyra” tha ai.

Por cila ishte linja më problematike sot? “Nuk dëshirtojmë të japim linja të tilla, pasi të gjitha kanë qenë në një nivel, tek-tuk ka pasur. Më shumë ka pasur qytetarë të pa informuar, por si ditë e parë, them se gjërat po shkojnë mirë“. Por a ka kapacitet policia bashkiake për të bërë një monitorim të tillë? “Policia bashkiake ka 430 punonjës, bazën ligjore dhe potencialin njerëzor për ta zbatuar më së miri këtë detyrë. Kontrollet do të jenë në të gjitha linjat deri në zhdukjen e pandemisë” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJERIU NUK MJAFTOHET KURRË..."/ Ronela Hajati flet pas ndarjes me Young Zerkën
Previous article VETËFLIJIMI I NËNË E BIJË/ Xhaxhai flet i përlotur për mbesën e mbijetuar: Më mirë të mos e kisha parë atë natë! Edhe sot s’ka hequr dorë nga predikimi

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT