Zbardhet dëshmia e Xhimo Josifit xhaxhait të Blerta Josifit vajzës së vetme të mbijetuar nga familja, pas vetëflijimit të nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi në Kombinat, përkatësisht 56 dhe 30 vjeçe, me besimin për t’u ringjallur.
Xahxhai ka treguar se i kishte shkëputur lidhjet familjet e të vëllait që para një viti kur ato i kanë përzënë nga shtëpia.
Ai thotë se takimin e parë me Blertën pas kaq kohësh e ka pasur natën që u zbulua ngjarja e rëndë, ku u mor vesh se ishte vetëflijuar Zhaneta dhe Anisa.
Ai thotë se fiziku i saj ishte shumë i dobët për shkak se ka qëndruar pa ngrënë. Ndërkaq ai thekson se ka vërejtuar që Blerta edhe pas kësaj ngjarje të rënë deri tani ska hequr dorë nga preokupimi që ka pasur.
“Ishte më mirë të mos e kisha parë atë darkë. Pas ngjarjes e kam takuar në urgjencë. Çdo ditë e kam parë se është përmirësuar dhe tani mund të themi se është jashtë rrezikut për jetën. Po lëviz këmbët edhe marrja e mendve i është larguar.
Ajo që vërej unë është se ajo deri tani ska hequr dorë nga preokupimi që ka pasur. Ajo është e ndërgjegjshme për çka ka ndodhur dhe duhet ta kishte nxjerrë një mësim dhe se ka nxjerrë akoma.
Është e dobët.
Pjesë nga rrëfimi i xhaxhait:
Vëllai ka 15-16 vite që ka ndërruar jetë. Një vit e gjysmë nuk kishte kontakte.
Si është Blerta?
Është në përmirësim, ka filluar të hajë.
Çfarë iu ka thënë Blerta?
Mos më pyet për këto…
Kush i ka futur në këtë rrugë?
Në këtë rrugë i ka futur nëna e tyre. Tani po shikoj dhe këtë të Blertës në tv. Ajo i futi në këtë rrugë.
Si është gjendja emocionale e saj?
Është mirë nga ana mendore, nuk është keq. Keushqyerja ka ndikuar. Tani po ha ajo.
I kanë dhënë ushqim special në spital.
Si ishte fiziku i Blertës?
Ishte më mirë të mos e kisha parë atë darkë. Pas ngjarjes e kam takuar në urgjencë. Çdo ditë e kam parë se është përmirësuar dhe tani mund të themi se është jashtë rrezikut për jetën. Po lëviz këmbët edhe marrja e mendve i është larguar.
Ajo që vërej unë është se ajo deri tani ska hequr dorë nga preokupimi që ka pasur. Ajo është e ndërgjegjshme për çka ka ndodhur dhe duhet ta kishte nxjerrë një mësim dhe se ka nxjerrë akoma.
Është e dobët. Blerta ka mbaruar inxhinierinë elektronike. Ka punuar në kompani telefonike. Rreth 15 vite që kanë ikur nga Përmeti.
Si e përjetuan vdekjen e babait?
Kishin një botëkuptim tjetër. Ka infuencuar botëkuptimi ikëtyre zuzarëve. Në atë kohë kam qenë me protestantët. Pastaj kaluam.
Blerta kishte punuar në telefon, kishte punë të mirë dhe em rrogë të mirë. E la punën. Jo jo punën e ka lënë më shpejt jo prej virusit. Ka 6 ose 7 vjket që ka ikur nga puna. E ka lënë për këtë punë. Të ardhurat e tyre kur ishte në puna vajza merte rrogë të mirë.
Ne shkuam me gruan dhe djalin një ditë. U zumë dhe na përzunë. U mërzitëm dhe thamë ne në punën tonë dhe ju në punën tuaj.
Edhe vëllain e nxorrën përjashta, edhe vëllain e saj, i cili deshte të shqyente dyert dhe unë e tërhoqa. Por janë gjëra të shkuara ato tani dhe nuk zgjidhim dot gjë.
Shkuam në polici erdhi policia dhe folën të dyja. Jemi mirë skemi gjë pse keni ardhur. Neve kurrë skan shkonte mendja se mund të ndodhte një gjë e tillë.


