• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RREZIQE DHE KËRCËNIME HIBRIDE NGA KINA”/ Seehofer: Ndjek me forcë interesat e veta dhe…
Home
Nderkombetare

“RREZIQE DHE KËRCËNIME HIBRIDE NGA KINA”/ Seehofer: Ndjek me forcë interesat e veta dhe…

6 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Brendshëm gjerman është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës dhe për zhvillimet në Hong Kong. Kina ndjek me forcë interesat e veta dhe paraqet rreziqe hibride, tha Horst Seehofer.

“Ne e dimë që kinezët janë të interesuar për sektorët e infrastrukturës sona,” theksoi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag”. Kina kryen për shembull veprimtari në fushën e spiunazhit paralelisht me strategjinë e saj të re të Rrugës së Mëndafshit. Taktika e sotme kineze është e ndryshme nga ajo që kemi përjetuar në Luftën e Ftohtë, tha ministri.

Ndihma për të korrur lëvdata

Ministri i Brendshëm gjerman shtoi se kriza e koronës tregon se Kina përbën tashmë “një konkurrencë për sistemin” dhe ndjek me forcë dhe pa skrupuj interesat e saj, me të cilat neve na duhet të përballemi.

Berlin | Pressekonferenz: Horst Seehofer (picture-alliance/AP Photo/M: Schreiber)Horst Seehofer i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës si dhe për zhvillimet në Hong Kong

Fillimisht Pekini ndau me botën pak informacione rreth virusit. Kurse tani bën gjithçka të mundshme që “të marrë lëvdata për luftimin e virusit”. Kina dërgon “materiale mbrojtëse në të gjithë botën që bota ta konsiderojë si ndihmëtare”, tha Seehofer.

Pekini shkel me këmbë të drejtat themelore të Hong-Kongut

Ministri i Brendshëm gjerman Seehofer komentoi në intervistë edhe situatën në Hong-Kong. Ai tha se po i ndjek zhvillimet atje “me shumë kujdes”.

Megjithë kritikat në mbarë botën, Kina miratoi javën e kaluar një ligj për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong. Ky ligj është shkelja më e gjerë në autonominë e rajonit administrativ special kinez.

Hongkong | Proteste gegen das nationale Sicherheitsrecht (Reuters/T. Siu)Protestë kundër Kinës në Hong-Kong

Sipas leximit zyrtar, ligji drejtohet kundër përpjekjeve për “separatizëm” dhe për “minimin e bashkimit kombëtar”. Aktivistët e të drejtave civile e akuzojnë Kinën se me ligjin e ri dëshiron të shtypë çdo formë kundërshtimi.

Si po i përgjigjet BE-ja kursit të Kinës në Hong Kong?

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister (CDU) i bëri thirrje BE të veprojë më shumë kundër Kinës. Në “Welt am Sonntag” ai u shpreh për një reagim të koordinuar me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të bërë presion mbi Pekinin.

Nënkryetari i grupit parlamentar të FDP në Bundestag, Alexander Graf Lambsdorff, tha: “Pekini po shkel të drejtat themelore të njerëzve në Hong Kong”.

Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, kërkoi mbi të gjitha unitet në radhët e evropianëve: “Së pari gjëja më e rëndësishme dhe më kryesorja, është që Bashkimi Evropian të përpiqet të zhvillojë një politikë koherente BE-Kinë dhe të flasë me një zë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY RASTE ME COVID NË PËRMET/ Mbyllet sporteli i pagesave të OSHEE, infektohet arkëtarja
Previous article ARTI ITALIAN NË ZI/ Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare kompozitori Ennio Morricone

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT