• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Surpriza” për Erdogan, shprehja e tij “Bota është më e madhe se pesë” kthehet në…
Home
Nderkombetare

“Surpriza” për Erdogan, shprehja e tij “Bota është më e madhe se pesë” kthehet në…

30 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Publikohet në gjuhën angleze dhe me titra turqisht kënga “The World Is Bigger Than Five”, realizuesit e së cilës janë frymëzuar nga shprehja “Bota është më e madhe se pesë”, të cilën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka përdorur për të kritikuar të drejtën e vetos të 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton (AA).

Teksti i këngës së përgatitur është shkruar nga Turgay Evren me iniciativën e deputetit të AK Partisë për Stambollin, Aziz Babuşçu. Gjithashtu kënga “Bota është më e madhe se pesë” kompozuar dhe kënduar nga artisti me emrin Ek’rem ka nisur të jetë e pranishme në rrjetet sociale.

Deputeti Aziz Babuşçu në një deklaratë për AA tha se presidenti Erdoğan është lider i Turqisë dhe gjithashtu i të shtypurve në botë, ku dhe prova e kësaj është shprehja “Bota është më e madhe se pesë”.

“Ideja është e imja, por fjalët dhe orkestrimi janë të njerëzve që janë bashkuar me të njëjtën ndjeshmëri. Tekstin e ka shkruar Turgay Evren, një mësues anglishteje, që është një qytetar kurd nga qyteti Diyarbakır. Këndimi është realizuar sërish nga një prej bijve të këtij atdheu që jeton në Zvicër dhe është nga qyteti Bayburt. Kemi dëshirën që këtë lidership botëror, këtë lidership për të shtypurit të presidentit tonë ta përhapim me një këngë në të gjithë botën. Kënga është kënduar në anglisht dhe me titra në turqisht”, është shprehur Aziz Babuşçu.

Ndër të tjera Babuşçu ka bërë të ditur se pamjet në klipin e këngës nuk paraqesin dramat e përjetuara vetëm në pozitat gjeografike muslimane, por të përjetuara në të gjitha rajonet e ndryshme të botës, dhe se kjo këngë i drejtohet botës së ndjenjave të njerëzve dhe u bën thirrje atyre për të kaluar në veprim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENIGMA/ "SHERATON", historia e një hoteli që erdhi kur nuk vinte askush, e po ikën kur po vijnë të gjithë!
Previous article (VIDEO) Milani e mbyll 2017-ën me barazim ndaj Fiorentinas, ende larg objektivit Champions

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT