• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJE TË RËNDA/ Brenda dhomës së “FERRIT” ku qëndronte prej 15 muajsh trupi i pajetë i Anisa Josifit
Home
Sociale

PAMJE TË RËNDA/ Brenda dhomës së “FERRIT” ku qëndronte prej 15 muajsh trupi i pajetë i Anisa Josifit

5 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dera e banesës së familjes Josifi qëndron e mbyllur.

Por brenda kanë mbetur ende gjurmët e tragjedisë qe u konsumua pas këtyre mureve. Fqinjët e pallateve përballë arrijnë t’i dallojnë me sy të lirë pas dritareve pa perde, dhomën dhe shtratin ku nëna dhe motra mbajtën në mënyrë makabre të pavarrosur vajzën tjetër, raporton Top Channel.

Ky është shtrati, në dhomën e ferrit, ku Anisa Josifi, u dergj e pajetë për muaj me radhë. E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe këtë ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që u gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes së pretenduar.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA:

Policia e Shtetit dhe prokuroria po hetojnë personat që direkt apo indirekt e shtynë Zhanetën të izolohet në këtë dhomë me një të vdekur deri në vetëflijim. Hetimet po përpiqen të zbardhin shtysën që pati kjo nënë të shkonte drejt vdekjes me akte përtej çdo imagjinate. Deri tani ajo çfarë dihet vjen nga dëshmitë e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar, por në gjendje të rënduar psikologjike. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se po hetohet se cili ka qenë sekti apo organizata fetare, ku bënin pjesë tre pjesëtarët e familjes Josifi.

Hetuesit gjithashtu po analizojnë blloqet dhe librat të cilat policia i gjeti në banesën e tyre mbrëmjen e së enjtes. Shënimet kanë përmbajtje fetare ku flitet për vetëflijimin dhe rikthimin në jetë, por mister mbetet ende përcaktimi se cilës fe apo besimi i referohen. Hetimi kompleks, përfshin edhe analizimin e aparatëve celularë dhe kompjuterave të cilët ato kanë pasur në përdorim, megjithatë, burimet bëjnë me dije se vështirësia qëndron në faktin, që prej rreth dy vitesh, familja Josifi e kishte ndërprerë pjesëmarrjen në këto aktivitete fetare, duke refuzuar madje edhe të dilte nga shtëpia.

Dëshmitë që mund të hedhin dritë mbi misteret e ngjarjes makabër që u zbulua të enjten në mbrëmje, në zonën e Kombinatit në Tiranë, janë edhe ato të të afërmve.

Një ditë më parë kunati i Zhaneta Josifit foli për një kishë në Përmet që i kishte rekrutuar prej vitesh anëtarët e familjes, ndaj pritet që hetimet të zgjerohen edhe më tej.

Ndërkaq, Blerta, e cila i mbijetoi mosushqyerjes, po trajtohen në spitalin psikiatrik për shkak të deklaratave të çuditshme që u ka dhënë mjekëve, por ajo është personi kyç që do të hedh më shumë dritë, në atë çka ato besonin.

Krevati ku mbahej trupi i pajetë i Anisa Josifit, PAMJE TË RËNDA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEU NDAJ LUFTËTARIT/ Zogaj: Vllaznia në çdo pozicion në renditje, ka presion nga tifozët
Previous article DEKLARATA/ Trump habit botën: 99% e rasteve me koronavirus janë...

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT