Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i ri me Covid në Pogradec.
Bëhet me dije se rasti i fundit është një vatër e re, që s’ka lidhje me kontaktet e mëparshme.
Sakaq mësohet se tamponët e marrë te personat që kishin kontakt me gjermanët e infektuar kanë rezultuar negativë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 2 viktima dhe 74 raste të reja me Covid.
Ministria e Shëndetësisë e alarmuar theksoi sot se rastet në spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër. Aktualisht te Infektivi janë shtruar 89 pacientë, 11 në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.