• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KALOI GJYSMËN E JETËS NË BURG/ Historia e pazakontë e rojës së shkollës që OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

KALOI GJYSMËN E JETËS NË BURG/ Historia e pazakontë e rojës së shkollës që OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë

5 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Pasi ka kaluar gjysmën e jetës së tij në burg ku ka shlyer edhe dënimin për vrasje Abas Bërhani mendonte se i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë, por nuk ndodhi kështu. Mëngjesin e 30 qershorit në derën e banesës së tij mësynë 7 policë të OFL për të kërkuar vetëdeklarimin e pasurisë së tij. Për Bërhanin kjo sjellje e policisë ishte e pa vend dhe më shumë se sa mbledhjen e parave të krimit kjo nxit konflikte.

“Kam bërë 31 vite burg. Në kohën e Partisë së Punës, 13 vite por dhe në kohën e demokracisë, 18 vite e 4 muaj. Sot akuzohem se kam pasuri të madhe. Nëse këta duan që të shtyjnë njerëzit me u vra, ata se dinë se ca kam folur unë me hasmin. Duan të më fusin në vëllavrasje. 6-7 policë erdhën në shtëpi dhe bënë terror. Çfarë kam bërë unë që të më bëjnë terror?!Duhet të më bëjnë kërkesë e isha paraqitur në polici. S’jam kriminel lufte.”,- tha ai.

Abas Bërhani tashmë jeton në një banesë me qira, pagesën e të cilës ia mundëson bashkia e Krujës pasi shtëpia e trashëguar nga familja i ka dalë e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. “Shtëpinë e kanë nxjerrë të pabanueshme. Kanë ardhur disa komisione dhe ashtu e kanë nxjerrë. Bashkia më ka paguar bonusin, dhe më kanë thënë se kur të nisë lëvrimi i fondit do të nisë dhe për ty”,- pohoi ai.

Prej muajsh Abas Berhani është me sytë nga televizori për të parë se kur do të lëvrohet fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, por e gjeti emrin e tij të listuar në listën e bosave të krimit për të deklaruar pasurinë. Brenda afatit të kërkuar ai çoi pranë OFL listën e pasurive të tij, një shtëpi e shkatërruar, një makinë dhe pagën si roje.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Irani regjistron shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga Covid-19, 163 persona humbin jetën
Previous article SIPËRFAQJA ME SHKURRE NË PATOS TË FIERIT PËRFSHIHET NGA FLAKËT/ Digjet një makinë, rrezikohen disa shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT