• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KORONAVIRUSI PO PREK MOSHAT E REJA. RREZIKON…”/ Apeli i mjekut Tritan Kalo: Zbatoni me kujdes këto këshilla
Home
Sociale

“KORONAVIRUSI PO PREK MOSHAT E REJA. RREZIKON…”/ Apeli i mjekut Tritan Kalo: Zbatoni me kujdes këto këshilla

5 July, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku Tritan Kalo nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” i bën sërish apel qytetarëve që të mos neglizhojnë respektimin e masave të vendosura në kuadër të parandalimit të koronavirusit.

Kalo edhe më parë ka theksuar se  maska është masa e vetme për të ruajtur veten dhe të tjerët nga COVID-19, por sërish thekson se rastet e personave të rinj me COVID-19 janë shtuar, ndërsa apelon se ky fakt nuk duhet neglizhuar.

“Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç”, shkruan mjeku.

Mjeku drejtuar me një mesazh qytetarëve shprehet se duhet të zbatojnë këshillat për distancimin fizik, higjienën personale, ajrim të mjediseve, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara.

Statusi i plotë: 

KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbëritjen në pavijon ku të pret Anxhi, një prej infermiereve tona të palodhura e cila gjendet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavijon fillojnë vizitat e bisedat për shqetësimet e të sëmurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetë marrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….

BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, hidratimm, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…

HIGJINA kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkë kombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUK ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuk është e pamundshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDOHEJ SE U ZHDUK 100 MIJË VITE MË PARË/ Rishfaqja e 'Aldabra-s' trondit shkencëtarët (FOTO)
Previous article DOSSIER/ Rrëzimi i avionit në ’82-in në pistën e Gjadrit, dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut: Si humbi jetën mes flakëve piloti Luto Sadiku

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT