Rrjeti prestigjoz i hotelerisë në botë “SHERATON” përmes një deklarate për mediat ka njoftuar largimin nga Shqipëria në Janar. Ajo që bie në sy dhe pas së cilës fshihet një pikëpyetje e madhe është përse pikërisht tani largohet Sheraton nga Shqipëria, kur Qeveria mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e rangut të Sheratonit, duke i hequr TVSH-në? Masë kjo e marrë me synimin e vetëm për të thithur sa më shumë turistë dhe për tu ardhur në ndihmë hotelerisë në Shqipëri.
Kur erdhi Sheraton në Shqipëri?
Sheraton erdhi në vitin 2003 në Shqipëri, në përiudhën kur TVSH kapte shifrat më të larta për hotelerinë, 20%. Sakaq Sheraton ishte në pak kryeqytete të Botës. Ky është i vetmi hotel 5* ne Shqipëri me menaxhim ndërkombëtar.
Sheraton është pjesë e korporates Marriott International, Inc. Marriott International është kompania më e madhe e hotelerisë në botë nga 30 markat më të njohura të hotelerisë me mbi 6,000 hotele me rreth 122 vende të botës.
Pasi Sheraton shfaqi interesin të jetë prezent edhe në Shqipëri, kompania Enternal Group e cila ka përvojë të konsiderueshme në ndërtimin e objekteve të luksit dhe qendrave tregtare ka qenë nënkontraktori kryesor në ndërtimin e godinës për llogari të hotel Sheraton.
Por pse po ikën Sheraton nga Shqipëria?
“Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik. Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar sic ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kesaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj”, thuhet në reagimin e Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike.
Përgatiti: AlpeNews.al





