• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI E PËRBALLOI TURQIA PANDEMINË? Mjekët: E luftuam me agresivitet, ja cilat janë arsyet
Home
Nderkombetare

SI E PËRBALLOI TURQIA PANDEMINË? Mjekët: E luftuam me agresivitet, ja cilat janë arsyet

3 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Turqia ka deklaruar se ka ritmet më të ulëta të vdekshmërisë nga COVID-19 në Evropë. Sipas statistikave, Turqia rezulton më mirë se shumë vende të pasura evropiane. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, mjekët paralajmërojnë se vetëkënaqësia është e rrezikshme:

Kreu i Spitalit Sultangazi Haseki të Stambollit, Dr. Sonmez, bën vizitat e përditshme.

Spitali që ai drejton ka qenë që në fillim në vijën e frontit kundër COVID-19, duke shtruar pacientin e parë me këtë sëmundje. Pas trajtimit të 20 mijë pacientëve, Dr.Mehmet Sonmez, thotë se strategjia e reagimit agresive ndaj sëmundjes ishte çelësi i suksesit të Turqisë që thotë se ka ndër ritmet më të ulëta të vdekshmërisë në Evropë:

“Në trajtimin e pacientit ka shumë rëndësi që sëmundja të menaxhohet para se i sëmuri të kenë nevojë për kujdes intensiv. Kjo arrihet me masa të hershme dhe cilësore. Nëse pacienti ka nevojë për kujdes intensiv, rriten ritmet e vdekshmërisë”. Me rënien e numrit të të shtruarve me COVID, personeli mjekësor shprehet disi i çliruar:

“Ne jemi fitimtarët në këtë betejë, të paktën në këto momente. Tani jemi në gjendje shumë më të mirë pasi kanë rënë rastet. Kjo na ka rritur motivimin, por ka rënë edhe lodhja dhe intensiteti,” thotë kryeinfermierja Merve Altinkaya.

Sultangazi është një ndër spitalet e reja shtetërore të ndërtuara në kuadër të investimeve masive të qeverisë në shëndetësi. Po ashtu ka pasur zgjerim edhe të shërbimeve private spitalore në Stamboll. Prandaj kur epidemia goditi këtë qytet, sistemi nuk u stresua.

Po ashtu mjekëve iu dha liria e veprimit në reagimin me pacientët. Ekspertët përmendin edhe faktin që Turqia ka një popullatë mesatarisht të re, si faktor për ritmet e ulëta të vdekshmërisë, pasi të rinjtë janë në përgjithësi më rezistentë ndaj kësaj sëmundjeje.

Krahasuar me vende perëndimore, një përqindje më e vogël e turqve në moshë të madhe jetojnë në qendra për të moshuarit. Por vetëkënaqësia është armiku i ri. Tani që qeveria ka lehtësuar masat e izolimit fizik dhe po shtohen ritmet e testimit, ritmet e përhapjes së infeksionit rezultojnë dy herë më të larta.

“Sidomos në stinën e verës, njerëzit janë pak më të lirshëm, prandaj sëmundja bëhet edhe më e rrezikshme. Deri kur të zhvillohet vaksina, virusi do të jetë sfidë e pranishme në jetët tona. E kemi vetë në dorë, ne si shoqëri, për të mos e lejuar që ky moment optimizmi të kthehet në pesimizëm,” thotë Dr. Sonmez.

Specialisti dhe personeli i tij janë të vetëdijshëm se mund të kenë fituar betejën e fundit, por lufta kundër COVID-19 nuk ka mbaruar ende. /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE DO TË KËRKOJMË TË JAPIM MAKSIMUMIN"/ Neuer zbulon objektivin e Bayernit, portieri flet pa doreza
Previous article ILIR METAJ/ Kush jeni ju mor, që talleni me një nënë dhe dy vajza qe nuk patën forcën të perballojnë jetën?

F.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT