• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RREZIKU I PËRHAPJES SË KORONAVIRUSIT/ Trump vizitë në monumentin gjigant me rastin e pavarësisë
Home
Nderkombetare

RREZIKU I PËRHAPJES SË KORONAVIRUSIT/ Trump vizitë në monumentin gjigant me rastin e pavarësisë

3 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump pritet të vizitojë të mërkurën monumentin gjigant “Mount Rushmore” në Dakotën e Jugut duke shënuar fillimin e festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit, me një shfaqje patriotike me fishekzjarre para një turme prej mijëra njerëzish. Monumenti është një skulpturë masive ku janë skalitur portretet e presidentëve amerikanë George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.

Por planet e Presidentit kanë shkaktuar polemika lidhur me rrezikun e përhapjes së koronavirusit apo ndonjë zjarri të fuqishëm si pasojë e fishekzjarreve, së bashku me protesta nga grupet indigjene.

Gjatë aktivitetit Presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim për të cilin janë shpërndarë 7.500 bileta për ata që duan të shohin shfaqjen me fishekzjarre.

Zyrtarët lokalë thonë se nuk kanë në plan t’u kërkojnë pjesmarrësve të ruajnë distancën fizike apo të vendosin maska gjatë këtij aktiviteti. Megjithatë ata bënë të ditur se do të shpërndahen maska falas për të gjithë ata që duan një të tillë.

Në fillim të kësaj jave guvernatorja republikane e Dakotës së Jugut Kristi Noem tha për rrjetin televiziv “Fox News”, se “njerëzve që kanë shqetësime u është thënë të rrinë në shtëpi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Gjendje e jashtëzakonshme në Beograd për shkak të koronavirusit
Previous article KORONAVIRUSI/ Presidenti Trump ndryshon ton për maskat mes pandemisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT