Një tjetër detaj tronditës është zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kombinat ku u vetëflijuan vajza Anisa Josifi, bashkë me nënën e saj, Zhanetën, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi është në spital nën kujdesin e mjekëve.
Bëhet me dije se edhe kryefamiljari i kësaj familje është vetëhedhur nga kati i katërt i shtëpisë së tyre në Përmet në gjendje të rënduar psikologjike.
Në dëshmitë e tyre fqinjët kanë treguar se burri i cili ishte i arsimuar është hedhur para 5 vitesh. Ai ishte i gjymtuar dhe pasi ka kaluar në depresion është hedhur nga kati i katërt.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, jeta e nënës me 2 vajzat mori një tjetër rrjedhë. Ato u shpërngulën në Tiranë, në Kombinat ku dhe filluan të praktikonin fenë e të bëheshin dëshmitare të Jehovait, derisa arritën të vetëflijohen me besimin se do të ringjallen.
Kujtojmë se sipas ekspertizës mjeko ligjore 33-vjeçarja Anisa Josifi ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.


