Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është Pogradeci.
Një qytet i vogël në juglidhje të vendit por me vlera të mëdha natyrore. Ky qytet vizitohet nga një numër i madh turistësh në çdo stinë të vitit.
Pogradeci dhe rrethinat e tij, janë një atraksion i përhershëm turistik për natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa Liqeni i jep hijeshin dhe bukurin këtij vendi i cili është quajtur edhe si liqeni i “Dritës”.
Pogradecin muund ta shfrytëzoni edhe si destinacion për të bërë pladh, pasi liqeni jua jep këtë mundësi për të shijuar këtë qytet turistike. Në Pofradec mund të bëni plazh që në zonën e fshatit Lin deri në fshatin Tushemisht. Në Pogradec keni mundësi të shijoni edhe shëtitjen me varkë duke sodisur liqeni dhe duke shijuar bukurinë e vëndit nga një pozicion tjetër.
Por çfarë duhet vizituar në Pogradec?
Fshati Lin është një pikë turistike e këtij qyteti i cili ndodhet vetëm 15 minuta larg tij. Një destinacion që të fal bukuritë e natyrës por edhe të mundëson të njohësh historinë e lashtë. Ke mundësi të ngjitesh në kodrën e lartër dhe të vizitosh mozaikun e Linit.
Voloreka ose ndryshe Driloni është një pikë turistike e qytetit të Pogradecit vetëm 5 minuta larg tij. Aty ke mundësi të shijosh gjithçka natyrën, mjelmat, ajrin e pastër dhe gatimet tradicionale. Mund të shijoni edhe tavën e peshkut por jo vetëm aty në çdo zonë të Pogradecti keni mundësi që ta shijoni.
Tushemishti një fshat i vogël me shtëpi të bukura një pikë tjetër turistike. Nëse jeni fansa të filmit shqiptar “Një zonjë nga fshati” aty keni mundësinë të vixitoni bustin e Teto Ollgës di dhe krojin e famshëm ku ajo mbushte ujë.
Nëse doni të shijoni gjithçka në këtë qytet Pogradeci dhe fshatrat e tij turistike mbeten një destinacion që nuk duhet humbur si për të kaluar dia ditë plazhi apo për një vizitë të shkurtër për t’u argëtuar dhe kënaqur me mundësitë që të ofron. /Rreth e rrotull Shqipërisë.