• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË TURP PËR BE QË MBAN PENG NJË POPULL”/ Rama: Kosova i ka përmbushur detyrimet për lëvizjen e lirë, arsyeja gjendet në Europë
Home
Politikë

“NJË TURP PËR BE QË MBAN PENG NJË POPULL”/ Rama: Kosova i ka përmbushur detyrimet për lëvizjen e lirë, arsyeja gjendet në Europë

3 July, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ‘turp’ për Bashkimin Europian mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Në konferencën e përbashkët për mediat, me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, Rama tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se arsyeja e mosliberalizimin është në Europë.

“Në kushtet e nevojës për të përparuar më shpejt në gjithë procesin e kohezionit strategjik lidhur me jetën e përditshme të njerëzve dhe lëvizjen e mallrave, Shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim një program ku shqiptarët duhet të shohin bashkërisht interesin e tyre strategjik. Në rast se ne futemi bashkërisht në kornizën e shengenit rajonal, askush nuk na pengon që ne të hapim përfundimisht kufirin për lëvizjen e njerëzve pa asnjë kontroll. Çka thashë për doganën do të vlejë për njerëzit në qarkullimin mes Kosovës e Shqipërisë. Ndërkohë që dy ministritë e brendshme kanë punuar për të krijuar bazën e përbashkët të të dhënave lidhur me perimetrin e sigurisë dhe hyrje daljen në të gjitha pikat të njerëzve në Shqipëri apo Kosovë.

Është një turp për BE që sot e gjithë ditën mban peng një popull. I vetmi popull i marrë peng në kontinentin tonë që ende ndalohet të lëvizë i lirë si të tjerët pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet

Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, nuk gjendet në ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE. Arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së që gjithmonë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave që qeverisin. Ky nuk është as sekret as ndonjë turp në vetvete, turp është që Kosova nuk lëviz e lirë jo për ndonjë faj por si rezultat i refuzimit që i bëhet nga BE”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DATË E RE PËR BISEDIME ME SERBINË NË WASHINGTON? Hoti i prerë: Kosova ulet me kushtet e njohjes reciproke
Previous article NUMËR REKORD I INFEKTIMEVE/ Reagon Soreca: Lufta s'ka mbaruar ende, kontribuoni në sigurinë kolektive

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar Aktualitet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT