Teksa e gjithë ngjarja në Kombinat është mbuluar nga misteri, ku nënën e bijë u gjetën të pajeta në banesë, ndërsa vajza tjetër u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
trupat e pajetë të nënës, Zhaneta Josifit dhe Anisa Josifit, u gjetën në dhoma të ndryshme. Grupi hetimor bëri me dije për Bezat se duke qenë se ka dyshime që 33-vjeçarja ka pasur disa muaj që ka ndërruar jetë, ishte vendosur në shtratin e saj në një dhomë, ndërkohë, nëna e saj është gjetur përtokë në dhomën tjetër. Po ashtu mësohet se Blerta, e vetme e mbijetuar e kësaj familje (babai ka ndërruar jetë 5 vite më parë), është gjetur përtokë në korridor, por në gjendje të vetëdijshme.“Që prej fundit të janarit daja nuk ka pasur kontakte me Anisa Josifin. Hetimet thonë se nga këqyrja e trupit të pajetë të 33-vjeçares, flitet për një kohë të gjatë që ka ndërruar jetë. Ai lyhej me një solucion me bazë vaji për mos t’u dekompozuar. Nëna dhe dy vajzat e saj praktikonin një sekt fetar, Dëshmitarët e Jehovait, por nuk janë qenë të regjistruara në qendrat e këtyre besimtarëve. Ata predikonin të lira. Në banesën e tyre vinin njerëz të veshur zyrtar që shpërndani broshura. Policia ka gjetur jo vetëm libra bible, por dhe fletore ku ata tregonin vullnetin e tyre ndaj besimit dhe detyrimet qe kishin marrë përsipër.”,- tha Bezat në raportimin e saj live.