• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FBI PRANGOS “TUTOREN” E ORGJIVE TË NJERËZVE VIP ME MINORENE/ Mikeshë e Bill Clinton dhe Donald Trump (FOTOT)
Home
Nderkombetare

FBI PRANGOS “TUTOREN” E ORGJIVE TË NJERËZVE VIP ME MINORENE/ Mikeshë e Bill Clinton dhe Donald Trump (FOTOT)

3 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Byroja Federale e Hetimeve arrestoi të enjten Ghislaine Maxwell, ish- e dashura dhe bashkëpunëtorja e të akuzuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein. Arrestimi u bë në Bradfor të shtetit Nju Hempshër.

Ndaj 58-vjeçares rëndon akuza se është përpjekur të joshë persona të mitur për t’u përfshirë në akte seksuale të paligjshme.

“Maxwell ishte ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Epsteinit dhe ndihmoi që ai të shfrytëzonte vajza që ishin edhe të vogla se 14 vjeç”, tha prokurorja në detyrë e Manhatanit, Audrey Strauss.

“Maxwell luajti rol kritik në ndihmën që i dha Epsteinit për të identifikuar, afruar dhe përgatitur viktimat e vogla për abuzim.

Në disa raste, Maxwell mori pjesë vetë në abuzim,” tha ajo.

Maxwell mund të përballet me deri në burgim të përjetshëm, thanë disa ekspertë.

Maxwell kishte qendruar larg syve të publikut që nga vdekja e financierit Epstein, i cili u akuzua për përdhunim dhe trafikim të vajzave të mitura prej gati dy dekadash.

Disa nga viktimat e supozuara të financierit kanë thënë se Maxwell i kishte joshur ato në rrethin e tij, ku ishin abuzuar seksualisht nga ai dhe miq të tij të fuqishëm.

Maxwell aludohej se i sillte viktimat në shtëpinë lukzose të Epsteinit në Manhattan, por deri tani ndaj saj nuk ishin ngritur akuza penale.

Ajo është e bija e manjatit britanik të medias, Robert Maxwell, themelues i një shtëpie botuese dhe pronar i disa tabloidëve si Daily Mirror.

Pas vdekjes së tij misterioze në vitin 1991, doli se ai kishte vjedhur qindra miliona dollarë nga fondet e pensioneve të punonjësve për të mbajtur në këmbë perandorinë e tij mediatike, që ishte në rënie.

Në fillim të viteve 1990, Ghislaine Maxwell u zhvendos në Nju Jork, ku u mor me shitje pronash të patundshme.

Rreth kësaj kohe ajo nisi një marrëdhënie romantike me financierin Epstein, i cili bënte jetë luksoze dhe kishte mjaft njohje në sferat e larta.

Të dy ata kishin miqësi me figura të larta, si Bill Clinton, Donald Trump, Princi Andrew etj.

Pas akuzave ndaj Epstein, ky i fundit u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Zyrtarisht thuhet se vrau veten, por ka pasur shumë dyshime se ata e vranë për të mos nxjerrë emrat e personave të rëndësishëm që kanë marrë pjesë në orgjitë me minorene.

Orgji në të cilat Maxwell kishte një rol të rëndësishëm pasi siguronte minorenet, të cilat i ftonte dhe i sillte ato në resortin e Epstein.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË SHTËPINË E TYRE HYNIN NJERËZ TË VESHUR ZYRTARË"/ Vajza e vdekur kohë më parë u gjet në krevatin e saj, nëna në dhomën tjetër. E mbijetuara…
Previous article VIZITA E PARË SI KRYEMINISTËR NË TIRANË/ Rama pret me ceremoni zyrtare Avdullah Hotin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur Botë

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT