Zvicra ka autorizuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, i cili njihet si medikamenti më efikas në trajtimin e koronavirusit.
“Swissmedic, Instituti zviceran për Produktet Terapeutike, ka vendosur të autorizojë përkohësisht vendosjen në treg të Remdesivirit”, njoftoi instituti në një deklaratë.
“Instituti e mori këtë vendim pas analizës së raportit përfitim/rrezik, teksa përgatitjet e shpërndara nën emrin tregtar “Veklury” mund të përdoren pa autorizim në spitalet zvicerane për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19. Jemi në pritje të vendimit përfundimtar nëse Remdesivir do të tregtohet apo jo”, thuhej në deklaratë.
SHBA dhe Japonia e kanë autorizuar përdorimin e këtij ilaçi në spitale, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që blenë të gjithë sasinë e mbetur në treg të ilaçit.
Europa pritet që të autotrizojë së shpejti përdorimin e këtij medikamneti, që shihet si zgjidhja më e mirë deri në zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit.


