Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (2 korrik) në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas hetimeve të para, policia thotë se nëna dhe dy vajzat e saj janë vetëflijuar.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.
Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.
Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar
Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .


