• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Shpallet në kërkim bashkëpunëtori nga Shkodra. Zbulohet roli i tij
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Shpallet në kërkim bashkëpunëtori nga Shkodra. Zbulohet roli i tij

2 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim personin e fundit, të dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e “Komunës së Parisit”.

I kërkuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimit, është nga Shkodra dhe dyshohet të jetë personi që ka siguruar makinën e përdorur nga autorët pasi dogjën mjetin Mercedes Benz, të përdorur në ngjarje. Deri në këtë fazë hetimi, ky person është i fundit i shpallur në kërkim.

Si të akuzuar për vrasjen e Billës, në qeli ndodhen Viktor Marku, që sipas prokurorisë është personi që e ka qëlluar. Ai është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli në vitin 2006 nga Hekuran Billa. Me masë arrest në burg ndodhet edhe Sebastian mali, nipi i Viktor Markut, si dhe Adiola Lakra, vajza që dyshohet të ketë nxjerrë Billën në pritë.

Dy ditë më parë, policia vuri në pranga edhe 33 vjeçarin nga Shkodra, Gjekson Pusi. Për grupin hetimor, ai dyshohet të ketë qenë shoferi në mjetin Mercedes Benz të përdorur në vrasje, ashtu edhe në mjetin tjetër me të cilin autorët janë larguar nga Peza e Vogël. Për prokurorinë, shkak i vrasjes së Hekuran Billës është gjakmarrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË ELBASAN-PEQIN/ Shoferja merr para bordurat dhe bën copa makinën, shpëton mrekullisht dhe... (PAMJET)
Previous article AKSIDENTON PËR VDEKJE TË MOSHUARËN ME MAKINËN E VJEDHUR/ 39-vjeçari britanik: Nuk jam hajdut dhe vrasës, jam Jezusi dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT