• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Mjekja shqiptare në Gjermani: Shqipëria po e përjeton tani pikun, jo atëherë kur u izolua
Home
Sociale

COVID-19/ Mjekja shqiptare në Gjermani: Shqipëria po e përjeton tani pikun, jo atëherë kur u izolua

1 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjekja Aurora Meta Dollenberg e cila është edhe kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë tha se Shqipëria është duke e përjetuar pikun e pandemisë tani, dhe jo në mars e prill, siç e përjetuan vendet evropiane.

“Ne po e përjetojmë pikun tani dhe jo atëherë kur u  ndërmorën masat. Personalisht kam përgëzuar masat që u ndërmorën. Kemi dalë nga masat shtrënguese me të njëjtin intensitet siç hymë në izolim, me mendimin që ja dolëm dhe u harrua disi. Popullata duhet të bëj diçka, qeveria duhet të bëj diçka për të ndërgjegjësuar të gjithë strukturat për epideminë”, u shpreh ajo.

Më tej mjekja theksoi se transporti publik është një rrezik për përhapjen e pandemisë, për shkak të afërsisë që kanë pasagjerët me njëri-tjetrin. – “Transporti Publik është një rrezik shumë serioz. Shifrat që përmendim sot mund të bëhen akoma më të rënda nëse në autobusat e Tiranës ku njerëzit qëndrojnë vetëm 50 cm larg njëri tjetrit dhe jo një metër e gjysmë siç po zbatohet në të gjithë vendet e Europës. Është vënë re një valë e re e transportimit natyror  me anë të biçikletave sepse dihet që rreziku i pandemisë do të na shoqërojë përgjatë gjithë 2020”, u shpreh për Abc Neës mes të tjerash mjekja Aurora Meta Dollenberg.

Ndërkaq, mjekja tha se shqiptarëve disiplina u duket e tepruar dhe ky është gabimi jonë i përbashkët. Ajo shtoi se maska duhet të jetë detyrim për t’u  mbajtur nga qytetarët.

“Vetë ne e kemi karakteristikë që jemi pak emocional, pak disiplina na duket e tepruar dhe zgjedhim ekstremet, ose në liri totale ose në izolim total. Mendoj që është një gabim i përbashkët i të gjithë trojeve shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje inteligjente në të gjitha trevat shqiptare që njerëzit të gëzojnë lëvizjen e lirë dhe të orientoheshin me anë të shigjetave, tabelave dhe përmes sanksionimeve nëse nuk binden në mënyrë vullnetare ndaj rregullave. Maska është një detyrim për ta mbajtur në ambiente të mbyllura, të gjithë duhet ta zbatojmë, e bën gjithë Europa duhet ta bej edhe Shqipëria.

Në Gjermani sipas saj, është stabilizuar situata, ka pasur shpërthime të vogla tek tuk në fabrika ku njerëzit nuk kanë zbatuar rregullat. Qeveria gjermane në këto raste ka marrë sanksionime të rënda për sa i përket respektimit të masave me punonjësit dhe gjatë punës deri  në mbyllje të aktivitetit”, u shpreh Meta-Dollenberg.

Sipas mjekes rezultatet e vaksinës në Gjermani kanë qenë  pozitive, ndërsa shpreson që në vjeshtë të jetë edhe për Shqipërinë.

“Për sa i përket vaksinës në Gjermani, rezultatet e para të testimit kanë qenë pozitive tek rastet që është aplikuar dhe po tolerohet shumë mirë, dhe është shpresëdhënëse që në vjeshtë të jetë edhe për Shqipërinë”, – mbyll reagimin Aurora Meta Dollenberg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KOHA PËR TË SHKRUAR NJË TJETËR HISTORI ME INTER”/ Eriksen tregon admirimin për "zikaltërit" e 2010
Previous article THIRREN NË KOMBËTARE/ Ja 4 talentet e Luftëtarit që do të ndiqen nga Reja

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT