Atentatori i Lul Berishës në vitin 2005, Ahmet Ajeti është dënuar me 24 vite burg për tentativë vrasje por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 16 vite.
Çështja e Ahmet Ajetit ishte transferuar nga GJKKO për kompetencë të Gjykatës së Durrësit e cila sot ka dhënë vendimin,
Ajeti tentoi 30 gushtin e 2005 të vrasë ish- kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën në bashkëpunim me Osman Korpuzin.


