• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSHËNDET 130-VJETORIN E UNIONIT NDËRPARLAMENTAR/ Ruçi: Parlamentet shërbejnë si shtylla të demokracisë e nxitëse të drejtësisë sociale
Home
Politikë

PËRSHËNDET 130-VJETORIN E UNIONIT NDËRPARLAMENTAR/ Ruçi: Parlamentet shërbejnë si shtylla të demokracisë e nxitëse të drejtësisë sociale

30 June, 2020 s.autor Politikë

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përshëndetur 130- vjetorin e krijimit të Unionit Ndërparlamentar, pjesë e të cilët është dhe vetë Parlamenti shqiptari.

Ruçi shprehet me anë të një mesazhi si bashkimi që ka sjellë ky Union është kontribut thelbësor për zhvillimin e valës së demokratizimit.

Më tej ai thotë se parlamentet në gjithë globin kanë shërbyer dhe shërbejnë si punishte e shtylla të demokracisë dhe nxitëse të drejtësisë sociale.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet 130 vjetorin e themelimit të Unionit Ndërparlamentar: Parlamentet, punishte e shtylla të demokracisë

Sot, më 30 qershor, Unioni Ndërparlamentar kremton 130 vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, i cili përkon me Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, njëkohësisht Kryetar i delegacionit parlamentar të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar, i ështe drejtuar kësaj organizate me një mesazh përshëndetës.

“Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit në 130 vjetorin e Unionit Ndërparlamentar është një ngjarje e rëndësishme për demokracinë dhe paqen në botë.

Trembëdhjetë dekadat e këtij bashkimi të gjerë, më e madhja organizatë ndërparlamentare në botë, janë një kontribut thelbësor për zhvillimin dhe nxitjen e valëve të demokratizimit në të gjithë globin. Unioni Ndërparlamentar është një faktor i fuqishëm i globalizimit dhe solidaritetit midis kombeve. Parlamentet kanë shërbyer e shërbejnë si punishte e shtylla të demokracisë si edhe nxitës të drejtësisë sociale. Kuvendi i Shqipërisë është një anëtar aktiv i Unionit Ndërparlamentar, në shërbim të bashkëpunimit parlamentar, mirëkuptimit, harmonisë, sigurisë dhe paqes midis popujve.”, shkruan në përshëndetjen e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ I protestuan përpara shtëpisë, kryebashkiakja bashkë me burrin nxjerrin armët (VIDEO)
Previous article NUK MUND TË QËNDROJË LARG VAJZËS/ Rudina Dembacaj tregon se çfarë ndodh kur nuk e ka pranë (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve Politikë

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit Breaking News

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT