• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA TEK INFEKTIVI/ Najada Çomo tregon detajin që karakterizon virusin tani: Kujdes, ka nisur të përzgjedhë…
Home
Sociale

SITUATA TEK INFEKTIVI/ Najada Çomo tregon detajin që karakterizon virusin tani: Kujdes, ka nisur të përzgjedhë…

29 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndërsa është rritur numri i personave të prekur nga koronavirusi që kërkojnë trajtim spitalor e po ashtu edhe i viktimave, shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo tha se aktualisht shërbimi ka një fluks të shtuar dhe bëri apel për respektimin e rregullave nga qytetarët.

“Kemi shtim të numrit të personave të shtruar dhe natyrisht kemi shtim të pacientëve që kërkojnë ndjekje në terapi intensive. Pikërisht pajisjet me këto aparatura që i ofrohen pacientëve në terapi intensive janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për shtimin e përkujdesit. Megjithatë do thosha diçka që, çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cënohet shëndeti i tjetrit.

Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre.

Ndaj thirrja e vetme që mbetet është: Ne jemi në shërbimin tuaj! Kemi shumë muaj që jemi vetëm në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancimin fizik dhe e dyta mbajeni maskën kudo që jeni sepse janë të vetmet arma që kemi për t’u mbrojtur nga ky lloj virusi”, tha Çomo.

Duke folur për situatën e COVID19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu teksa ka inspektuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kuadër të forcimit të njësive të terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale, tha se po rriten kapacitetet spitalore për të përballuar nevojat sot dhe në të ardhmen.

“Strategjia është dinamike, po I përgjigjet nevojave aktuale por edhe në të ardhmen, qoftë për testimet, kapacitetet në terren, gjurmimin dhe izolimin, për të kufizuar përhapjen e COVID19”, tha Manastirliu.

Me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, me një kapacitet prej 550 shtretër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EHH, KËTO PUNËT E ZEMRËS! Fifi e paska gjetur njeriun e duhur ja cili është problemi që e ka munduar tërë këto kohë (FOTO)
Previous article PRISHTINA SI "KËMBANË ALARMI"/ Qyteti me plot 444 raste aktive Covid-19

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT