Shqipëria rrezikon integrimin jo vetëm për shkak të situatës së krimit e korrupsionit, por edhe prej… plehrave.
Kështu thuhet në një kronikë të rrjetit gjigand, EuroNews.
Në kronikë thuhet se plehrat shqiptare janë kthyer në një rrezik për rajonin.
Plehrat shqiptare kanë përmbytur një nga rajonet më të bukur në botë, portin e vjetër të Dubrobnikut.
Shqipëria shpreson të hapë negociatat për anëtarësim, por EuroNews citon një raport të Komisionit Europian që thotë se ndarja e mbetjeve është thuajse inekzistente dhe mbledhja e plehrave për riciklim mbetet kryesisht informale.
Në një raport të INSTAT thuhet se vetëm 68 përqind e popullsisë në Shqipëri ka akses në shërbimet e depozitimit të mbetjeve.
Shumica e mbetjeve përfundojnë në lumenjtë dhe rrjedhat e Shqipërisë.
Kronika e EuroNews vjen në një kohë kur qeveria po bën përpjekje për të zgjidhur problemin e mbetjeve, por të gjitha tentativat janë kritikuar ose refuzuar nga popullsia dhe opozita.




