• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DYFISHTË NË LAÇ/ Zbulohet identiteti i rremë i ekzekutorit në spital. Mekët që operuan ilegalisht Lamajn kërkojnë…
Home
Breaking News

VRASJA E DYFISHTË NË LAÇ/ Zbulohet identiteti i rremë i ekzekutorit në spital. Mekët që operuan ilegalisht Lamajn kërkojnë…

29 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

-Mjekët e arrestuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës në rastin e Eduart Lamajt, Viktor Marku dhe Besim Lama, kanë kërkuar përjashtimin e Prokurores Arjola Prenci nga dosja dhe zëvendësimin e saj me një prokuror tjetër. Në kërkesën e tyre për zëvendësimin e kësaj prokuroreje ata shprehen se veprimet e saj në raport me klinikën “Amavita “qelben” era korrupsion.

Mjekët në kërkesë argumentojnë se kanë mësuar se Arojla Prenci “qenka bashkëshortja e ish-Prokurorit të Pukës Pëllumb Prençi i arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion” shprehen mjekët.

Në këto kushte, duke qenë se kanë humbur besimin tek kjo prokurore si e paanshme dhe e pavarur kanë kërkuar zëvendësimin e saj. Gjithashtu burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se të dyshuarit, nëpërmjet mbrojtësve të tyre avokat Arbër Hoxha dhe Dritan Metani kanë depozituar ankimet përkatëse duke kërkuar lirinë nga Gjykata e Apelit.

Ndërkohë që gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno mëson se Eduart Lamaj, njeriu që akuzohet për vrasjen e Bujar Hasanit (Lika) dhe Paulin Gjergjit (Markaj), ishte prezantuar me një emër tjetër në ambientet e spitalit privat “Amavita”. Lamaj u prezantua si Veri Pëllumbi, duke marrë të dhënat personale të një personi nga Skrapari, por që është banues në Tiranë.

Një fakt të ndryshimit të emrin e ka vërtetuar kartela mjekësore, e cila është sekuestruar nga policia e Laçit, ku është evidentuar se personi që kërkonte policia kriminale për ngjarjen e vrasjes së dyfishtë në Laç, ishte regjistruar në spital me kartelën mjekësore me emrin Veri Pëllumbi, i biri i Zefit dhe Lenës.

Në kartelën mjekësore doktorët Besim Lama dhe Viktor Marku, kanë konstatuar nëpërmjet grafive dhe skanerëve se brenda këmbës së dëmtuar, Eduart Lamaj, kishte mbetje metalike të plumbit, duke dyshuar menjëherë se nuk kishin të bënin me një thyerje këmbe por me një sulm me armë, të kryer disa ditë më parë.

Vetëm doktori kirurg i spitalit të Traumës, ka qenë personi i parë që ka marrë kontakt me njerëzit e Eduart Lamaj, por ai ka treguar se ishte telefonuar nga një person i quajtur “Tani”,por dëshminë e tij në polici, mjeku më pas e ka ndërprerë, duke mos dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm. Report Tv dje publikoi pamjet e momentit që tregojnë se në spitalin privat, Eduart Lamaj shkoi i fshehur në bagazhin e një fuoristrade luksoze me xhama të errët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Boris Johnson: Koronavirusi ka shkaktuar katastrofë në Britaninë e Madhe
Previous article BOJKOTI I TRANSPORTIT URBAN NË TIRANË/ Veliaj paralajmëron kompanitë: Nëse nuk filloni, humbisni licencën

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier Aktualitet

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë Aktualitet

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit Breaking News

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT