Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është Zvërneci.
Ky destinacion turistik ndodhet vetëm 10 minuta larg qytetit të Vlorës.
Ajo që e karakterizon këtë vend është ndërthurja e shumë elementeve me vlera të mëdha në një perimetër kaq të vogël. Gjatë verës bregdeti i Zvernecit është i tejmbushur me pushues, të cilët e preferojnë për qetësinë, pastërtinë dhe hapësirën e bollshme që është kaq e nevojshme për dikë që shkon me familjen në plazh.
Por gjithashtu, në këtë vijë të gjatë bregdetare mund te gjesh plazhe të virgjër, krejtësisht të pastër dhe me peisazhe piktoreske.
Cilat janë pikat turistike në zvërnec dhe bukuritë natyrore që duhen vizituar?
Zverneci ka lagunë, ka 12 kilometra vijë bregdetare, 4 kisha Ortodokse, dy ishuj, ka zona pyjore të mbrojtura, trashëgimi të pasur historike e kulturore dhe një natyrë të virgjër me peisazhe mbresëlënëse.
Ajo që ka bërë Zvernecin të njihet gjerësisht është Kisha e Shën Mërisë. Ky objekt që ka rrëmbyer vëmendjen e njerëzve i përket periudhës Bizantine të shek. X-XIII dhe është i vendosur brenda Ishullit të Zvernecit, duke formuar një kombinim të mahnitshëm, kaq të pëlqyeshëm për vizitorët.
Ujërat e lagunës, pylli me pisha të larta dhe relievi i ishullit krijon një ambient të këndshëm që të jep ndjesinë e një paqeje absolute. Manastiri ka qenë vazhdimisht i vizituar, megjithatë ndërtimi i urës së re e cila ka një formë karakteristike, e ka rritur ndjeshëm praninë e turistëve vendas e të huaj në të gjitha stinët
Vitet e fundit, turizmi ka njohur një zhvillim të konsiderueshëm, ku Zverneci po preferohet gjithnjë e më shumë nga vizitorët shqiptar e të huaj
Zverneci është një pasuri e madhe e qytetit të Vlorës, që i plotëson akoma edhe më shumë vlerat e mëdha të qytetit si dhe destinacioni turistik që të ofron të gjitha mundësit që ju duhen për të kaluar sezonin veror. /Rreth e rrotull Shqipërisë