Në spitalin Infektiv janë 84 pacientë të shtruar, mes të cilëve 2 janë të intubuar, njëri prej tyre është një mjek i QSUT-së.
Mjeku i intubuar në gjendje të rëndë është pjesë e repartit të hematologjisë (sëmundjet e gjakut) 56 vjeç.
Mësohet se mjeku 57-vjeçar A. P. ka qenë i prekur me koronavirus dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit.
“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e MSH.