• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN 7 PERSONA NË DURRËS/ 5 ishin në kërkim kombëtar, procedohen 6 për protestë të paligjshme në Krujë
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN 7 PERSONA NË DURRËS/ 5 ishin në kërkim kombëtar, procedohen 6 për protestë të paligjshme në Krujë

28 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Shtatë persona janë arrestuar së fundmi në Durrësi ndër të cilët 5 prej tyre ishin në kërkim kombëtar.

Arrestimet kanë ndodhur pasi 5 personat në fjalë kanë marrë masën e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 6 persona të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme para Bashkisë së Krujës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Bien në prangat e policisë 7 shtetas, 5 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”;

M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi më datë 19.05.2020, ka përndjekur ish të fejuarën e tij;

P., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”;

M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”;

M., 62 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S., 36 vjeç, banues në Jubë, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjëndje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. D., 43 vjeç, F. P., 26 vjeç, A. Z., 37 vjeç, Xh. P., 19 vjeç, A. M., 43 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, banues në Krujë, pasi kanë organizuar protestë të paligjshme, përpara Bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 1.109 vdekje të tjera nga COVID-19 në Brazil, në Meksikë 602
Previous article ËSHTË NË PRITJE TË ËMBËL/ Stafi i dhuron Arbana Osmanit rroba për bebin dhe zbulohet më në fund gjinia (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT