• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEZONI TURISTIK/ Manastirliu: Hapen 28 qendrat shëndetësore verore…
Home
Sociale

SEZONI TURISTIK/ Manastirliu: Hapen 28 qendrat shëndetësore verore…

27 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore verore Currila, në Durrës, e hapur enkas për sezonin turistik, ku ka bërë të ditur hapjen e 28 qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit.

“Kemi hapur si çdo vit në 15 Qershor 28 qendra shëndetësore verore, për të qenë afër çdo qytetari dhe pushuesi që ka nevojë për ndihmë mjekësore gjatë periudhës së pushimeve gjatë gjithë bregdetit por edhe në zonat malore janë vendosur këto qendra shëndetësore, të cilat janë 24 orëshe në shërbim të qytetarëve”, tha Manastirliu.

Nisur nga situata e epidemisë, Ministrja Manastirliu tha se 160 mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në këto qendra veore janë trajnuar për të identifikuar dhe referuar pacientë të prekur nga COVID-19.

“Një pikë e rëndësishme për këtë vit ka qenë edhe trajnimi i stafit mjekësor sa i përket pacientëve që mund të shfaqen të dyshuar apo potencial me COVID-19 përgjatë punës së tyre në qendrat shëndetësore 24 orëshe. Ky trajnim është kryer nga Qendra e Urgjencës Kombëtare për të gjithë 160 mjekët dhe infermierët të cilët punojnë në qendrat shëndetësore verore”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Ministrja Manastirliu ka theksuar se nuk duhet ulur vigjilenca për rastet potenciale me COVID-19.

“Puna do të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik por duke patur në vëmendje gjithashtu edhe rastet potenciale që mund të jenë me COVID-19 në këto qendra dhe stafi do të sinjalizojë menjëherë strukturat tona sipas zonave dhe qarqeve ku ato janë vendosur, gjithashtu edhe Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore e cila është e angazhuar 24/7 në gatishmëri për çdo rast të referuar dhe dyshuar me COVID-19”, tha Manastirliu.

28 qendrat shëndetësore verore dhe 14 postacionet e autoambulancave do të koordinohen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Qendrat shëndetësore verore janë:

Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBANA OSMANI KA ZGJEDHUR TA MBAJË SHUMË PRIVATE SHTATZËNINË/ Por i tregoi dy-tre detaje të rëndësishme (FOTOT)
Previous article COVID-19/ Si dhe pse rrezikohet një tjetër mbyllje në pikun e verës

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT