Vrasja e Hekuran Billës në Tiranë mbremjen e 11 qershorit, tronditi jo pak teksa detajet e zbuluara sot kanë hedhur dritë mbi ekzekutimin e tij.
Siç mësohet, Billën e ka nxjerrë në pritë pikerisht e dashura e tij 26 vjeçe, Adjola Lakra. Në deshminë e saj Adjola e pranon hapur se gjithçka e bëri për para. (Personi që shihni mëposhtë)
Roli i Adjola Lakrës dhe si ndodhi ngjarja:
Ajo prej dy vitesh ishte e dashura e Hekuran Billës, por sipas burimeve, është detyruar nga Viktor Marku dhe Sebastiano Mali që të nxjerrë në pritë të dashurin e saj. Viktor Marku dhe Sebastiano Mali e kanë ndjekur prej shumë kohësh Billën, ndërsa kanë mësuar se ai shoqërohej me Adiola Lakrën, të cilën kanë filluar ta ndjekin më vonë.
Sipas burimeve, ata kanë rënë edhe në kontakt të drejtpërdrejtë me 26 vjeçaren. Policia ka zbuluar nga tabulatet telefonike se 26 vjeçarja ishte edhe telefonata e fundit e viktimës, i cili kishte shkuar për ta takuar, aty ku Adjola Lakra i kishte lënë vendin e takimit.
Por Hekuran Billa nuk e takoi dot kurrë të dashurën, pasi në afërsi të qendrës “Kristal” u ndesh me Viktor Markun, i cili me një automatik me silenciator zbrazi karikatorin mbi të, duke e lënë të vdekur në vend.
Nga tabulatet telefonike policia ka zuluar edhe bisedat e tjera, që nxjerrin 26 vjeçaren si bashkëpunëtore në vrasjen e 40 vjeçarit Billa, duke çuar edhe në arrestimin e saj nga policia.
Ndërkohë është zbardhur dhe dëshmia e saj. Në dëshminë e saj ajo ka thënë se takohej me Billën prej një viti, kurse pritën e ka bërë për para. “Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, ka thënë ajo në dëshminë e saj.
Adjola prej 1 viti ishte e dashura e Hekuran Billës, por siç deklaron ajo, ka bërë ujdi me Viktor Markun dhe Sebastiano Malin që të nxjerrë në pritë të dashurin e saj.
Po ashtu, hetuesit thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.
E njëjtja ngjarje ka të perfshirë edhe një tjetër femër, pikerisht të dashuren e Sebastio Malit. Kjo e fundit ka dhene një tjetër version nga partneri i saj.
Vajza tregon se e kishta takuar të dashurin në mesditë dhe jo gjatë darkës dhe ka hedhur poshtë pretendimin se ajo kishte qenë me të, në çastet kur Sebastiano Mali dorëzoi automjetin mbrëmjen e krimit.
AlpeNews.al sjell në rikujtesë edhe një prej vrasjeve të bujshme ate të Marsel Sotirit ku edhe në këtë rast viktima u nxorr në pritë nga e dashura.
Pjesë nga dosja hetimore:
Dëshmitares G.Jaho ka treguar për lidhjen dashurore mes motrës së saj dhe Klodian Saliut, aktualisht i vrarë, dhe për njohjen e vajzës më pas me Marsel Sotirin. Dëshmitarja ka thënë se motrës së saj i ishte kërkuar të afrohej me Marsel Sotirin. Ndërsa ditën kur Sotiri u vra, dy motrat Jaho kishin qenë pranë vendngjarjes në një apartament. Gjithashtu, dëshmitarja kishte treguar dhe kontaktet me disa nga të akuzuarit e dosjes gjatë kohës që motra e saj ishte e “izoluar”.
AlpeNews.al



